Më datë 27 tetor 2023, Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë në një takim me disa Ambasadore të akredituara pranë Selisë së Shenjtë, takim i cili u mbajt në rezidencën e Ambasadores së Auistralisë Chiara Porro. Ambasadoret e pranishme në takim ishin: Ambasadorja e Australisë Chiara Porro, Ambasadorja e Shqipërisë Majlinda Frangaj, Ambasadorja e Greqisë Aikaterini-Katia Georgiou, Ambasadorja e Bolivisë Teresa Susana Subieta Serrano, Ambasadorja e Paraguay Maria Letizia Casati, Ambasadorja e Lituanisë Maslauskaitè-Mazyliene. Në fokus te bisedimeve ndër të tjera, dhe Sinodi i Ipeshkvinjëve, i cili filloi punimet në Vatikan më datë 4 tetor dhe përfundoi më 29 tetor 2023; takimet e Ambasadoreve me Ipeshkvinjtë e vendeve që ato përfaqësojnë të cilët ishin të pranishëm në Sinod; mbi pjesmarrjen për herë të parë me të drejtë vote të 54-grave në Sinodin e Ipeshkvinjëve si dhe mbi rolin e grave në Kishë.
Newsroom
Në Takim me Grate Ambasadore