“Liria fetare, laicizmi dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri”, me date 3 shkurt 2014, ishte tema e konferencës së iniciuar nga e Ngarkuara me Punë në Ambasaden Shqiptare në Vatikan, znj. Majlinda Frangaj, qe mblodhi në nje prej salleve Campidoglios, Bashkise së Romës, personalitete të rëndësishme të Kishes Katolike, historian dhe studiues të shkencave sociologjike të disa prej universiteteve me të njohur të italise. Aktivitetin e nderoi shkelqesia e tij Kardinali Angelo Sodano, Dekan i Kolegjit te Kardinaleve dhe ish-Sekretar i Shtetit të Vatikanit nga 1990- 2006.
Kardinali Sodano tregon se si Selia e Shenjtë e shikon bashkëjetesën fetare në Shqipëri, vendimin e qeverisë komuniste të Tiranës për ta kthyer Shqipërinë në vend ateist dhe çfare po bën Kisha Katolike për të përhapur besim në vendin tonë.
Të tjerë referues ishin, Majlinda Frangaj, ish-ambasadori dhe historiani Prof. Pellumb Xhufi, Prof. Piero Bellini dhe Augusto Sinagra te Universitetit “La Sapienza” në Rome, Maria Gabriella Belgiorno, profesore e te Drejtes Kishtare ne Fakultetin te Periugia-s, Roberto Marozzo della Rocca, profesor ne Univeristin “Roma Tre” dhe Don Marjan Paloka i seksionit ne shqip i Radio Vatikanit.
Një aktivitet i tillë, që realizohet për herë të parë nga ambasada jonë në Vatikan, që nga hapja e saj 22 vite më pare, tërhoqi vëmendjen e Trupit Diplomatik, ndër të cilët përmendim ambasadorin e Mbreterise se Mashkuar, atë te Maltes, të Korese se Jugut , Principaten e Monako-s,etj.
Te pranishmit ndoqen me interes edhe nje dokumentar mbi masakren ndaj objekteve te kultit dhe persekutimin e klerit gjate periudhes se regjimit komunist, realizuar nga e Ngarkuara me Pune Majlinda Frangaj.
Po ashtu edhe performance live te piktures se titulluar “Fluturimi i Shqiponjes”, se artistes Orietta Rubini.
Nje koktelj i pergatitur me disa prej shijeve tradicionale shqiptare, permbylli kete aktivitet, qe u ndoq me mjaft vemendje dhe interes edhe nga media e shtetit fqinj.