Presidenti i Republikes se Shqiperise Sh.T.Z. Bajram Begaj u prit ne nje takim ne Vatikan nga Ati i Shenjte Papa Françesku, me date 6 maj 2024. Presidenti Begaj ne kete takim shoqerohej nga familja dhe nga Ambasadorja Majlinda Frangaj.
Gjate bisedime te perzemerta midis Presidentit Begaj dhe Atit te Shenjte, u shpreh vleresimi per marredheniet pozitive dypaleshe dhe u permenden disa çeshtje te hapura ne marredheniet Kishe -Shtet. Ne vijim edhe rrugetimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Pjese e bisedimeve gjithashtu persekutimi i te krishtereve gjate rregjimit komunist dhe mbrojtja qe populli shqiptar u ofroi hebrenjeve gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ne Perfundim, Papa Françesku i dhuroi Presidentit Begaj nje pllake ne bronz me titull “Duart” ku shkruhet “T’i mbushim duart me te tjera”; vellimet e dokumenteve papnore; Mesazhin e Papa Françeskut ne Diten Boterore te Paqes per Vitin 2024 ai dhe librin e “Statio Orbis te 27 marsit 2020” ku shkruhet lutja e Atit te Shenjte ne Sheshin e Shen Pjetrit ne Vatikan gjate pandemise Covid-19.

Ndersa dhurata e Presidentit Begaj per Atin e Shenjte, nje pikture te piktorit shqiptar Helidon Halitit, ku pasqyrohet Kisha e te Shelbuemit ne Rubik, e cila permendet si abaci benediktine qe ne vitin 1166.
Ne vijim Presidenti Begaj dhe delegacioni qe e shoqeronte u takuan me Sekretarin e Shtetit te Vatikanit (Kryeminister) Hiresine e Tij Kardinalin Pieter Parolin, i cili shoqerohej nga Sekretari per Marredheniet me Shtetet dhe Organizatat Nderkombetare ( Minister i Jashtem) Imzot Paul Richard Gallagher dhe drejtori per Ballkanin Imzot Janusz Blachowiak.
Gjate bisedimeve tematika te ndryshme me karakter nderkombetar, me vemendje te veçante per Ballkanin Perendimor, konfliktet ne Lindjen e Mesme dhe Ukrainen. Presidenti Begaj falenderoi Kardinalin Parolin per mbeshtetjen qe Selia e Shenjte i jep proçeseve integruese te Shqiperise. Gjithashtu i percolli Kardinalit, progresin qe Kosova ka bere ne proçesin e reformave te Shtetit te se Drejtes, respektimit te pakicave dhe integrimit ne organizatat nderkombetare. Presidenti Begaj theksoi vijimesine e angazhimit te tij per thellimin e bashkepunimit, duke iu referuar edhe lidhjes se Selise se Shenjte me Kishen Katolike shqiptare ne Shqiperi por edhe ne Kosove.

