Mëngjesin e sotëm, në orën 10.30, në Vatikan, Sekretari i Shtetit i Selisë së Shenjtë, (Kryeminister) Kardinali Pietro Parolin, kryesoi një Meshë të Shenjtë për shëndetin e Papa Françesku, e cila u mbajt në Kapelën Pauline te Pallatit Apostolik ne Vatikan, në prani të ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, ku edhe Ambasadorja Majlinda Frangaj.
“Mblidhemi në lutje sot në mëngjes për qëllimin e shëndetit të Atit të Shenjtë, që ai të shërohet dhe të kthehet së shpejti mes nesh”, tha Kardinali gjatë Meshës.
Një liturgji e organizuar pas kërkesës së vetë ambasadorëve dhe e kremtuar me qëllimin për lutjet per shërimin e Papës, i cili prej rreth një muaji ndodhet i shtruar në spitalin Poliklinik Gemelli. Gjatë Meshës nuk mungoi përmendja e dites se djeshme e përvjetorit të 12 viteve të Papësisë së Jorge Mario Bergoglio: “Kështu lutja jonë bëhet edhe më intensive dhe më e gjallë”, ui shpreh Kardinali Parolin.
Në fund të kremtimit, Kardinali Parolin falënderoi “për këtë iniciativë të bukur dhe te rendesishme”: “Ne u lutëm për Papën: le të vazhdojmë lutjet edhe ne personalisht.”


