Ambasadorja Frangaj dhe Kardinali shqiptar Ernest Simoni, i vetmi prift ende në jetë i persekutuar nga diktatura komuniste, morën pjesë, me datë 15 Mars 2025, në Festën Fetare të Ginepro-s, që celebrohet në kujtim të “Mrekullisë së Zjarrit”, e cila përfshiu në vitin 1670, pikturën e Zojës, në Bazilikën e Fiorano Modenese në Rajonin e Reggio Emilia.
Për këtë rast, Kardinal Simoni dha një dëshmi të persekutimin të tij gjatë periudhës komuniste. Po ashtu edhe Ambasadorja Frangaj mbajti një fjalim përshëndetës. Më pas, Mesha u kryesua nga Ipeshkvi i Massa Carrara – Ponteremoli, Imzot Mario Vaccari.
Në përfundim Ambasadorja Frangaj dhe Kardinali Ernest Simoni takuan dhe përshëndetën komunitetin shqiptar i cili ishte i pranishëm.