Ambasadorët e akredituar pranë Selisë së Shenjtë , ku dhe Ambasadorja Majlinda Frangaj, organizuan një darkë me datë 8 janar 2025 në nder të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit (Kryeministër) Kardinalit Pietër Parolin me rastin e urimeve të fillim vitit 2025. Një traditë kjo, e cila vijon me fillimin e çdo viti.
Ishte Dekani i Trupit Diplomatik, Ambasadori i Cipros George Poulides, i cili mbajti fjalimin përshëndetës në emër të të gjithë Ambasadorëve.




