Ambasadorja Majlinda Frangaj nderohet me çmimin “ARMANDO CURCIO”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për edicionin e 18-të të Çmimit Armando Curcio u zhvillua mëngjesin e sotëm (28 maj 2024) në Sallen Sant’Antonio të Universitetit Papnor Antonianum.
Nisma, e promovuar nga Shoqata Armando Curcio, Qendra e Kërkimeve dhe Studimeve të Universitetit Armando Curcio, identifikon ato përsosmëri kulturore që janë dalluar më shumë, me përkushtimin e tyre për t’i afruar të rinjtë me kulturën dhe letërsinë, për të thyer barrierat ndaj arsimit, për të përhapur mesazhe të përfshirjes, integrimit dhe afrimit të kulturave te ndryshme duke ndërtuar “ura miqesore”.
Përfituesit e këtij viti të çmimit Armando Curcio përfshijnë: Ambasadoren Majlinda Frangaj, At Stefano Cecchin OFM, President i Akademisë Papnore Ndërkombëtare Mariana (PAMI), Profesor Matteo Lorito, Rektor i Universitetit të Napolit Federico II; Luciano Regolo, Drejtor i revistës periodike “Famiglia Cristiana – Familja e Krishtere”, Manuella Vila kengetare; Maria Rita Parsi psikologe dhe shkrimtare; Soud Sbai, politikane italiane me origjinë marokene etj.

