Me datë 24 qershor 2024, Ambasadorja Majlinda Frangaj me ftesë të Urdhërit Militar Sovran të Maltës, mori pjesë në Meshën, e cila u kremtua në Bazilikën romake të shenjtorëve Bonifaci dhe Aleksis, me rastin e festimeve të Pajtorit të Urdhërit të Maltës, Shën Gjon Pagëzori.
Mesha u mbajt në prani të Princit dhe Mjeshtrit të Madh te Urdherit Militar Sovran te Maltes Frà John Dunlap, Këshillit Sovran dhe një përfaqësie të madhe të Trupit Diplomatik të akredituar prane ketij Urdhri.
Festimet u zhvilluan edhe në shumë vende të tjera ku Urdheri i Maltës është i pranishëm me rrjetin e tij të asistencës dhe projektet humanitare. Prioritetet e mëdha, Shoqatat Kombëtare, Ambasadat dhe Korpusi i Ndihmës së Urdhrit të Maltës në pesë kontinentet kanë organizuar ngjarje për të festuar Shën Gjon Pagëzorin, simbol i besnikërisë dhe guximit, siç kujtohet nga Kardinali Gianfranco Ghirlanda, Kardinali Mbrojtës i Urdhrit të Maltës, në predikimin e tij në Bazilikën e Shenjtorëve Bonifacio dhe Alessio. Meshën e Shenjtë e mbajti Prelati i Urdhrit të Maltës, Imzot Luis Manuel Cuńa Ramos.
Ne perfundim, u shtrua nje dreke per Ambasadoret e akredituar prane Urdherit te Maltes, te cilet paten mundesine te pershendeten e bisedojne me Princin dhe Mjeshtrin e Madh te ketij Urdheri Frà John Dunlup si dhe autoritete te tjera.