Me rastin e 45-vjetorit të Papnisë të Papës ShenjtëSPERANZE – SH Gjon Pali II, më datë 15 nëntor 2023, Ambasadorët e nëntë Ambasadave të akredituara pranë Selisë se Shenjte, ku dhe Ambasadorja Majlinda Frangaj, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare “Carità Politica”, zhvilluan konferencën me titull: “SAN GIOVANNI PAOLO II TRA RICORDI E SPERANZE – SHENJTORI GJON PALI II MIDIS KUJTIMEVE DHE SHPRESAVE“. Konferenza u mbajt në Palazzo San Calisto, të Shtetit të Vatikanit.
Ambasadorët relatorë të kësaj konference ishin: 1. Majlinda Frangaj – Ambasadorja e Shqipërisë 2. Adam Mariusz Kwiatkowski – Ambasadori i Polonisë 3. Eduard Habsburg-Lothringen – Ambasadori i Hungarisë 4. Vaclav Kolaja – Ambasadori i Cekisë 5. Rajae Naji El Mekkaoui – Ambasadorja e Marokut 6. Deogratias Ndagano Mangokube – Ambasadori i Republikës Demokratike të Kongos 7. Maria Fernanda Silva – Ambasadorja e Argjentinës 8. Patrizia Jacqueline Araya Gutierrez – Ambasadorja e Kilit 9. Julieta Anabella Machuca Y Machuca – Ambasadorja e El-Salvator Moderator i konferencës ishte Profesor Alfredo Luciani, President i Shoqatës Ndërkombëtare Carità Politica.
Ambasadorët, sollën dëshmi gjatë vizitës së Papa Gjon Pali II, në vëndet që ata përfaqësojnë. Ambasadorja Majlinda Frangaj, solli në vëmëndje se Papa Gjon Pali II duke kujtuar persekutimin e shqiptarëve nga komunizmi, gjatë një vizite të tij në Ottranto, më datë 5 tetor 1980, dedikuar martirëve të krishterë, ka drejtuar mesazhin e tij të parë: “Nuk mund të mos shikoj përtej detit ku Kisha heroike e Shqipërisë është thellësisht e prekur nga persekutimi i gjatë, por e pasuruar me dëshminë e martirëve të saj: peshkopë, priftërinj, fetarë, besimtarë dhe qytetarë te thjeshtë”.
Ambasadorja Frangaj, kujtoi kur Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë më 25 prill 1993, një vend që vizitohej për herë të parë nga një Papë. Ajo u shpreh se Papа Gjon Pali II, e dinte mirë se çfarë vuajtjesh kishin pësuar të krishterët shqiptarë dhe për këtë dëshironte të ishte në Shqiperi, për të ndarë gëzimin e lirisë së sapo gjetur dhe për të nderuar besimin e pathyeshëm.
Ambasadorja Frangaj, duke ju referuar lirisë fetare, e cila u dhunua nga regjimi komunist, kujtoi se Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës historike në Shqipëri theksoi se “liria fetare është një dhuratë për të gjithë, sepse ajo është një garanci themelore e çdo shprehje tjetër të lirisë dhe e prek njeriun nga afër, në atë që është e pacënueshme që është ndërgjegjia, ku njeriu takohet me Krijuesin dhe merr vetëdije të plotë për dinjitetin e tij”. ….”Nga kjo liri, kur përdoret si duhet, nuk ka nevojë të kesh frikë nga ndonjë çregullim social. Besimi i sinqertë, në fakt, nuk i ndan njerëzit, por i bashkon ata, pavarësisht ndryshimeve të tyre. Asgjë si besimi nuk na kujton se nëse kemi një Krijues të vetëm, jemi gjithashtu të gjithë vëllezër. Liria fetare është pra një mburojë kundër totalitarizmit dhe një kontribut vendimtar për njerëzimin. Liria e vërtetë fetare, ikën nga tundimet e intolerancës dhe sektarizmit, dhe promovon qëndrime respekti dhe dialogu”.
Ambasadorja Frangaj, solli në vëmëndje se Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, vuri në dukje, pikërisht lirinë fetare dhe dialogun ndërfetar: “Bashkëjetesa e mundshme që përjetohet në Shqipëri mes komuniteteve të ndryshme fetare është një shembull për rajonin e Ballkanit”, Ambasadorja, u shpreh se Papa kërkoi nga shqiptarët që të vazhdojnë me këtë qëndrim edhe nëse dialogu ka vështirësi.
“Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Shkodër, “rindërtoi” Kishën duke emëruar katër peshkopë, në prani të besimtarëve, të cilët me lot në sy shihnin një mrekulli që vetëm dy vite më parë dukej si një utopi: vizita e një Pape në një vend, i cili kishte gdhendur ateizmin si themelin në Kushtetutën e tij”, nenvizoi Ambasadorja. Vetë Papa Gjon Pali II deklaronte se “Shqipëria ishte zhytur në një humnerë nga e cila është një mrekulli e vërtetë që mundi të dilte”. Ambasadorja Majlinda Frangaj përfundoi kumtesen e saj, duke kujtuar fjalët e Papa Gjon Palit II, i cili nga ballkoni i Kryedioqezës së Shkodres i drejton Nënë Terezës, e pranishme midis besimtarëve. Ajo theksoi se këto fjalë domethënëse të Papa Gjon Palit II, i rikthyen më në fund botës, origjinën shqiptare të Gonxhe Bojaxhiu: “Nuk mund të mos përshëndes një person shumë të dashur, e cila ndodhet mes nesh. Ajo është Nënë Tereza. Të gjithë e dinë se nga vjen, cili është atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë, ishte pikërisht kjo misionare, në shërbim të të varfërve ndër më të varfërit, e cila përcolli emrin e atdheut të saj në mbarë botën. Në personin e Nënë Terezës, Shqipëria ka qenë gjithmonë e nderuar”.