Më datë 21 tetor 2023 Ambasadorja Majlinda Frangaj, deri tashme ne detyren e te Ngarkuares me Pune, i prezantoi Ati i Shenjtë Papa Françeskut Letrat Kredenciale si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Vatikan.
Takimi me Atin e Shenjtë ishte shumë i ngrohtë e miqësor. Menjëherë, me paraqitjen e Ambasadores Frangaj përballe Papës, ky i fundit me krahë hapur e duke buzëqeshur u shpreh: “Tashmë erdhët përballë meje si Ambasadore”. Ambasadorja i përcolli Papa Françeskut përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj, të cilin pati rastin ta takojë me rastin e emërimiit si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Vatikan. Gjatë audiencës private midis Ambasadores Frangaj dhe Papa Françeskut, ky i fundit kujtoi vlerat e shqiptarëve, duke kujtuar ndër të tjera dhe mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vijim, nder te tjera, duke kujtuar vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri në vitin 2014, Ambasadorja Frangaj shtroi kërkesën/ftesë për një vizitë tjetër të Papës. Ati i Shenjtë u shpreh: “Po, dua të vizitoj përsëri Shqipërinë, por këtë herë dua të vizitoj Veriun e Shqipërisë”.
Në vijim, Ambasadorja Majlinda Frangaj zhvilloi një takim dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (=Kryeministër) Hirësinë e Tij Kardinalin Pietro Parolin si dhe me Sekretarin per Marredheniet me Shtetet dhe Organizatat Nderkombetare (Minister i Jashtem) SH.T. Imzot Paul Richard Gallagher.



