Më datë 2 tetor 2023, Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë si anëtare e Jurisë së Ambasadorëve per edicionin e katert në dhënien e ÇMIMIT LEWTRAR TË AMBASADORËVE për librin “PAOLO DALL’OGLIO E LA COMUNITA DI DEIR MAR MUSA”, të autores Francesca Peliti. Çmimi Letrar i Ambasadorëve, lindi në vitin 2019, si iniciativë e një grupi Ambasadorësh të akredituar pranë Selisë së Shenjtë ku dhe Ambasadorja Majlinda Frangaj, dhe synon të promojë autorë që botojnë libra në gjuhën italiane për publikun e gjerë italian me tema të cilat kanë të bëjnë me kulturën dhe vlerat e krishtera, historinë e Kishave të krishtera si dhe dialogun ndërfetar. Nisma lindi për t’ì bërë homazh gjuhës së Dantes dhe vendit që mirëpret ambasadat, Italinë.
Ceremonia e dhënies së çmimit për librin fitues, u mbajt në Palazzo Borromeo, Selia e Ambasadës së Italisë pranë Selisë së Shenjtë. Juria e Ambasadorëve – ku Presidente është Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian Alexandra Valkenburg dhe zëvendës President Ambasadori i Italisë pranë Selisë së Shenjtë Francesco di Nitto – përzgjodhën librin fitues pasi lexuan dhe ekzaminuan 63 libra të publikuar gjatë vitit 2022.
Pas 10 vitesh nga rrëmbimi i Atë Dall’Oglio, Juria e Ambasadoreve nderoi themeluesin e manastirit të Deir Mar Musa alHabashi, shndërruar ndërkohe në një pikë referimi për dialogun islamo-kristian dhe një pikë takimi midis Lindjes dhe Perëndimit. Autorja e librit Francesca Peliti, mike e Atë Paolo Dall’Oglio, përmbledh në një volum dëshmi të disa anëtarëve të komunitetit lindur në Siri, jo vetëm për të treguar eksperiencën historike, por për të celebruar trashëgiminë e thellë shpirtërore që ende sot udhëheq zgjedhjet e komunitetit për të mirëpritur dialogun ndërfetar. Një mesazh, që vjen nga ky libër, me fokus kulturën e tolerancës dhe të bashkëjetesës, me riferiment të veçantë rëndësisë së religjoneve në promovimin e vëllazërisë universale në vazhdën e Enciklikës së Papa Françeskut “Fratelli Tutti – Vëllezër të Gjithë”.
Autorja Françesca Peliti është Presidente e Shoqatës MIQTE E DEIR MAR MUSA, krijuar në Romë në vitin 2006 me dëshirën e vetë At Paolo Dall’Oglio. Shoqata synon të mbështesë aktivitetet fetare të bashkësisë monastike në Khaluki në Deir Mar Musa dhe është e përkushtuar moralisht për të promovuar armoninë islame-kristiane duke filluar nga zona e Mesdheut dhe në pajtim të plotë me mësimet e Kishës Katolike.
Ambasadorët e akredituar pranë Selisë së Shenjtë, anëtarë të Jurisë për edicionin e katër të Çmimit Letrar të Ambasadorëve, ishin: 1. Majlinda Frangaj – Ambasadore e Shqipërisë 2. Alexandra Valkenburg – Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Evropian 3. Francesco Di Nitto – Ambasador i Italisë 4. Chiara Porro – Ambasadore e Australisë 5. Marija Efremova – Ambasadore e Maqedonisë së Veriut 6. Domingos Teixera Fezaz Vital – Ambasador i Portugalisë 7. Bogdan Kostandinov Patashev – Ambasador i Bullgarisë 8. Antonio Zanardi Landi – Ambasador i Urdhërit Sovran të Maltës 9. Patrick Renault – Ambasadori i Belgjikës 10. Lutfullah Goktash – Ambasadori i Turqisë 11.Guzman Miguel Carriquiry Lecor – Ambasador i Uruguay .
Edicioni i pestë i kësaj iniciative do të fillojë punimet në fillim të vitit 2024.