Më datë 26 qershor 2023, e Ngarkuara me Punë Majlinda Frangaj, mori pjesë në Meshën organizuar nga Urdhëri Militar Sovran i Maltës me rastin e Festës së Shën Gjon Pagëzorit, e cila u mbajt në Bazilikën e Shenjtorëve Bonifaci dhe Alessio në Aventino.
Mjeshtri i Madh i Urdhërit Militar Sovran të Maltës Frà John Dunlap dhe Këshilli Sovran morën pjesë në Meshën e Shenjtë së bashku me Trupin Diplomatik të akredituar në Urdhërin e Maltës. Kardinali Silvano Tomasi, delegati special i Papa Françeskut, kremtoi Meshën e Shenjtë me një predikim në të cilën kujtoi figurën që ai e përcaktoi si “imponuese” të Gjon Pagëzorit. “Një shenjtor që është urë lidhëse midis testamentit të vjetër dhe të ri, në dëshminë e të cilit mund të shohim përulësinë dhe shërbimin e shprehur në shkallën më të lartë”, nënvizoi Kardinali Tomasi. Në përfundim të ceremonisë fetare, Mjeshtri i Madh i Urdhërit Militar Sovran të Maltës Frà John Dunlap, përshëndeti një nga një ambasadorët e pranishëm, ku dhe të Ngarkuarën me Punë Majlinda Frangaj. Në vijim për Ambasadorët u shtrua një drekë nga Urdhëri Militar Sovran i Maltës.
