Me rastin e 10-te vjetorit te vizites Apostolike te Papa Franceskut ne Shqiperi (21 shtator 2014) Ambasada e RSH-se prane Selise se Shenjte, me 28 tetor 2024, prezantoi ne Kinemane e Vatikanit dokumentarin “PRITJA”, te regjizorit te njohur shqiptar Roland Sejko. Dokumentari trajton viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, si dhe persekutimin e klerit katolik gjate periudhes se diktatures komuniste.
Referues ne kete aktivitet ishin, Ambasadorja Majlinda Frangaj, e cila sì e Ngarkuar me Pune ne vitin 2014 u be pjese e pergatitjeve te vizites se Papes ne Shqiperi, Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, Kardinali shqiptar Ernest Simoni, Prefekti i Dikasterit per Komunikimin te Selise se Shenjte Paolo Ruffini, Ate Federico Lombardi i cili ka shoqeruar Papa Françeskun gjate vizites se Tij ne Shqiperi, zv. Drejtori i gazetes me drejtim katolik “AVVENIRE”, Mimo Muolo, i cili ishte pjese e grupit te gazetareve qe shoqeruan Atin e Shenjte ne Shqiperi, si dhe regjizori i dokumentarit “PRITJA” Roland Sejko.
Secili nga referuesit solli deshmi dhe perjetime nga vizita e Papa Françeskut ne Shqiperi. Interesante ishte dhe deshmia e Kardinalit Ernest Simoni. Më 21 shtator 2014, në Tiranë, Papa Françesku kishte dëgjuar dëshminë e tij prekëse dhe ishte prekur thellë prej saj, deri në lot. Papa e kishte përqafuar priftin dhe i kishte puthur duart. Kardinali Ernest Simoni i vetmi prift ende ne jete , 96 vjeçar, që eshte dëshmitar i persekutimit të regjimit komunist.




