Më datë 6 qershor 2023, Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë organizoi Konferencën “MJEDISI DHE SHKENCA” me rastin e 50 vjetorit të “Ditës Botërore të Mjedisit” (5 qershori). Dita Botërore e Mjedist, 5 qershori, është një fushatë globale e ngritur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1973 me rastin e konferencës së parë të OKB-së për Mjedisin, në të cilën u miratua deklarata që përcaktoi 26 parimet mbi të drejtat e mjedisit dhe përgjegjësitë e njeriut për ta mbrojtur atë. Tematika e përzgjedhur për orientimin e fushatës së këtij 50-vjetori ka për qëllim sensibilizimin mbi ndotjet plastike. Ambasadorja Majlinda Frangaj, ftoi Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian Alexandra Valkenburg gjatë një takimi më datë 27 prill 2023, për bashkëpunim në këtë Konferencë si dhe Ambasadoren e Francës pranë Selisë së Shenjtë Florence Mangin. Me kërkesë të znj. Frangaj Ambasadorja e Francës Florence Mangin pranoi me kënaqësi, që konferenca “MJEDISI DHE SHKENCA” të mbahet në Villa Bonaparte, selia diplomatike e ambasadës së Francës pranë Selisë së Shenjtë.
Fjalë përshëndetëse mbajtën, Ambasadoret Majlinda Frangaj, Alexandra Valkenburg si dhe Florence Mangin.
Relatorët që morën pjesë në konferencën “MJEDISI DHE SHKENCA”, ishin:
1. Leonardo Palombi – Rektor i Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë, me kumtesën “AMBIENTE E MIGRAZIONI AMBIENTALI – Mjedisi dhe Emigracioni Mjedisor” 2. Francesca Panessa – Istituti Kombëtar (italian) i Astrofizikës, me kumtesën “L’IQUINAMENTO DEL CIELO ASTRONOMICO E L’UNICITÁ DEL NOSTRO PIANETA – Ndotja e Qiellit Astronomik dhe Veçantia e Planetit Tonë“. 3. Annalisa Corrado – Responsabile e Aktivitetit Teknik Kyoto Club, me kumtesën “LA CONVESRSIONE ECOLOGICA DI ECONOMIA E SOCIETA СOME PIETRA ANGOLARE DI UN FUTURO PER LA GIUSTIZIA E DI PACE – KONVERTIMІ EKOLOGJIK I EKONOMISË DHE SHOQËRISË SI GUR THEMELI I NJË TË ARDHME PËR DREJTËSI DHE PAQE” 4. Fausta Speranca – shkrimtare dhe gazetare në gazetën politiko-religjoze të Vatikanit “L’Osservatore Romano”, moderatore e konferencës.
Ambasadorja Frangaj, tjeksoi në fjalën se ky përvjetor dëshiron të riafirmojë nevojën për të jetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe në harmoni me natyrën, pasi burimet janë të kufizuara dhe duhen ruajtur. Në thelb, na kërkohet të mbrojmë planetin tonë, të kujdesemi për shtëpinë tonë të përbashkët, gjë që mund të bëhet edhe përmes veprimeve tona të përditshme, në mënyrën se si ushqehemi, jetojmë, punojmë, lëvizim, investojmë. . Ajo nënvizoi se aktualisht Toka po përballet me një emergjencë të trefishtë: 1. Atmosfera po ngrohet shumë shpejt për t’u përshtatur nga njerëzit dhe natyra 2. Humbja e habitatit vendos rreth 1 milion specie në rrezik zhdukjeje 3. Ndotja vazhdon të helmojë ajrin, tokën dhe ujin “Kur mendojmë mbi ndryshimet klimatike, të gjithë menjëherë mendojmë për ENCIKLIKËN LAUDATO SI, të Papa Françeskut”, u shpreh Frangaj, duke theksuar se “mund të jetë e dobishme të rishikojmë herë pas here një përmbledhje të kësaj Enciklike (Enciklika e parë mbi mjedisin) dhe të kujtojmë se si Ati i Shenjtë na fton të gjithëve ‘të jetojmë besimin tonë duke u kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët”. Ajo citoi fjalët e Atit të Shenjtë, i cili thekson se “Enciklika ripohon përgjegjësinë e jashtëzakonshme të qenies njerëzore ndaj Krijimit dhe na kujton se mjedisi është një dhuratë kolektive, një trashëgimi e përbashkët që duhet administruar dhe jo shkatërruar”. Ndërsa duke ju referuar shkencës znj. Frangaj u shpreh ndër të tjera se, krijimi i njohurive përmes shkencës lejon gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e vështira ekonomike, sociale dhe mjedisore të sotme dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shoqërisë ‘së gjelbër’. e Përballë këtyre sfidave dhe në lidhje me urgjencën COVID-19, qeveritë në mbarë botën janë angazhuar në lloje të ndryshme të “rimëkëmbjes së gjelbër”, nënvizoi Frangaj. Është e nevojshme të veprohet shpejt nëse nuk duam që mungesa investimeve në “rimëkëmbjen e gjelbër” të çojë në pasoja të tilla si përkeqësimi shëndetit të njerëzve, rritja e pasigurisë ushqimore dhe rritja e shpeshtësisë së fatkeqësive natyrore. Duke sjellur më tej në vëmëndje disa nga nismat e ndërmara nga qeveria shqiptare për mbrojtjen e mjedisit, sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare së Turizmit dhe Mjedisit: 1. Nisma 3R: “Reduktoni, ripërdorni dhe ricikloni. Ulni sasinë e mbetjeve. Ndiqni 3 “R” për të ruajtur burimet natyraore dhe reduktuar hapësirën në landfill. Kontributi Kombëtar i përcaktuar synon deri në vitin 2030 kapjen e metanit në 35% dhe përdorimin për ngrohje 2. Nisma e pastrimit. Bëhuni vullnetarë për pastrime në komunitetin tuaj. Kushdo mund të përfshihet në mbrojtjen e mjedisit, pyjeve, pellgjeve ujore pranë zonës ku banon 3. Fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi. Kur ndërgjegjësojmë dhe edukojmë brezat e rinj, kemi ndihmuar një komunitet të tërë të kuptojmë rëndësinë dhe vlerën e burimeve tona natyrore 4. Ruaj ujin. Sa më pak ujë të përdorni, aq më pak rrjedhje dhe ujëra të zeza përfundojnë në det apo lumenj që 5. Heqja nga përdorimi i qeseve plastike nën 70 mikron një përdorimshme. Blini më pak plastikë dhe sillni një qese blerjeje të ripërdorshme 6. Mbill një pemë. Pemët ofrojnë ushqim dhe oksigjen. Ato ndihmojnë në kursimin e energjisë, pastrimin e ajrit dhe ndihmojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike.








