Me datë 29 shkurt 2024 grupi i grave Ambasadore të akredituara pranë Selisë së Shenjtë, ku dhe Ambasadorja Majlinda Frangaj, zhvilluan një takim, i cili u mbajt në VIlla Bonaparte, Selinë e Ambasadës së Francës pranë Selisë së Shenjtë, për të diskutuar mbi aktivitetet, të cilat mund të organizohen në bashkëpunim përgjatë vitit 2024, midis Ambasadave te vendeve qe Ambasadoret perfaqesojne.
Ambasadorja Majlinda Frangaj prezantoi projektet, të cilat ajo do të realizojë për vitin 2024, duke përzgjedhur midis tyre ato projekte, temat e të cilave mund të realizohen konferenca në bashkëpunim me ambasadat homologe. Një nga projektet që Ambasadorja Frangaj prezantoi grupit të grave ambasadore ishte dhe konferenca “INTELIGENCA ARTIFICIALE PERBALLE INTELIGJENCES NJEREZORE”, të cilën ajo do ta realizojë në muajin prill ose maj të këtij viti. Një konferencë kjo, ku ndër të tjera do të trajtojë dhe temën “Inovacioni dhe teknologjia për barazinë gjinore”. “Jetët tona varen nga integrimi i fortë teknologjik – nënvizoi ne kete takim Ambasadorja Frangaj – Gjithçka aktualisht kalon në një proces dixhital, por deri më tani 37% të grave nuk përdorin internetin. Në nivel global, 259 milionë gra më pak se burra kanë akses në internet, edhe pse ato përfaqësojnë pothuajse gjysmën e popullsisë së botës. Nëse gratë nuk janë në gjendje të hyjnë në internet dhe nuk ndihen të sigurta në internet, ato nuk janë në gjendje të zhvillojnë aftësitë dixhitale të nevojshme për t’u angazhuar në hapësirat dixhitale, gjë që redukton mundësitë e tyre për të ndjekur karrierë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM). Deri në vitin 2050, 75% е vendeve të punës do të lidhen me zonat STEM. Megjithatë, deri më sot, gratë zënë vetëm 22% nga pozicionet në inteligjencën artificiale, për të përmendur vetëm një nga statistikat shqetësuese për këtë çështje”. Gjithashtu një tjetër projekt që Ambasadorja Frangaj i prezantoi grupit të grave Ambasadore ishte mbi Ditën Ndërkombetare e të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetori.
Ambasadoret e tjera, prezantuan projektet e tyre. Ttë pranishme në kete takim ishhin Ambasadoret: 1. Majlinda Frangaj – Ambasadorja e Shqipërisë; Florence Mangin – Ambasadorja e Francës; Alexandra Valkenburg – Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian; Marija Efrimova – Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut; Aikaterini-Katia Georgiou – Ambasadorja e Greqisë; Cloé Silvia Tilman Dindo – Ambasadorja e Timorit Lindor; . Manuela Leimgruber – Ambasadorja e Zvicrës ; Johanna Gerarda Maria Ruigrok – Ambasadorja e Vendeve te Uleta ; Chiara Porro – Ambasadorja e Australisë; etj.
