Ambasadorja Frangaj së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj me bashkëshorten, morën pjesë për homazhet në Baziliken e Shën Pjetrit ku është vendosur trupi i Papa Françeskut. Gjithashtu me delegacionin zyrtar edhe liderit e të gjitha besimeve fetare, Kardinali shqiptar Hirësia Tij Ernest Simoni, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë-Durrës Imzot Arian Dodaj, Kryetarin I Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Hirësia e Tij Joani, Kryetari I Bektashizmit Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Pas homazheve, i gjithë delegacioni shkuan në shtëpinë Santa Marta në Vatikan ku patën mundësinë të qëndrojnë sëbashku e të bisedojnë.