Më datë 24 prill 2025, Ambasadorja Majlinda Frangaj priti në ambientet e Ambasadës Kryetarin e komunës arbëreshe të San Giorgio Albanese z. Giani Gabrielle si dhe Kryetarin e Komunēs arbëreshe të Vaccarizzo Albanese z. Antonio Pomillo. Në vijim Ambasadorja Frangaj dhe dy kryetarët e Bashkive arbëreshe morën pjesë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për ti dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill 2025.