Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë, me datë 1 prill 2025, në ceremoninë me rastin e 175 vjetorit të Revistes “CIVILTA CATTOLICA – Qytetërimi Katolik”
Me këtë rast i pranishëm Sekretari i Shtetit të Vatikanit (Kryeminister) Hirësia Tij Kardinali Pieter Parolin si dhe Presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella.
Një mesazh nga Papa Françesku, i nënshkruar më 17 mars kur ishte ende i shtruar në Poliklinikën Gemelli, hapi ceremoninë e pasdites së sotme. Në mesazhin e tij, Papa Françesku inkurajon të vazhdohet kjo punë “me gëzim, përmes gazetarisë së mirë, duke dëgjuar të gjithë zërat dhe duke mishëruar atë të urtë për butësinë e zemrës”.
Revista “CIVILTA CATTOLICA”, një nga më të vjetrat ende në botim, e themeluar më 6 prill 1850 me testamentin e të Lumit Piu IX, i cili shprehu mbështetjen e tij, në një periudhë të trazuar në Itali dhe në vendet evropiane, për një projekt botues të jezuitëve. Që atëherë, La Civiltà Cattolica është bërë një mjet për të lexuar dhe interpretuar historinë, politikën, kulturën, shkencën dhe artin në dritën e besimit të krishterë, në harmoni me qëndrimet e Papës dhe Selisë së Shenjtë.
Në fjalimin e tij, Kardinali Parolin, kujtoi fazen e themelimit dhe zhvillimin e këtij “projekti”, të dëshiruar fort nga Papa Mastai-Ferretti, i cili që në fillim ishte një instrument “përhapjeje” dhe “formimi të krishterë”, i aftë për të “ndihmuar lexuesit për të pasur një vizion të krishterë”. “Një identitet që është ruajtur deri më sot – tha Parolin, duke nënvizuar lidhjen e ngushtë me Papët e La Civiltà Cattolica – e cila e ka shoqëruar dhe e shoqëron mësimin papnor në format e tij të ndryshme, e përhap atë, e interpreton dhe e bën të aksesueshme”. Madje edhe Papët, tha kardinali, e kanë “shoqëruar” me kërkesa dhe sugjerime punën e revistës, e cila pas vitesh mospërputhjeje dhe polemikash është kthyer në një platformë të çmuar për të kuptuar Koncilin e Dytë të Vatikanit. Parolin, kujtoi gjithashtu vlerësimin e Papa Gjon Palit II dhe Benediktit XVI, gjithmonë megjithatë “duke përsëritur parësinë e së vërtetës”, dhe së fundi inkurajimin e Papa Françeskut, i cili, duke takuar kolegjin e shkrimtarëve, kërkoi të “ndërtojnë ura bashkepunimi dhe të hyjne ne dialogun kulturor bashkekohor”.




