Tymi i paradites nga Konklavi i kardinalëve të Kishës Katolike, edhe pas dy votimeve të paradites së sotme, 8 maj 2025, është i zi. Në ditën e dytë të Konklavit, 133 Kardinalët nuk e kanë zgjedhur ende Pasardhësin e Shën Pjetrit. Në Sheshin e Shën Pjetrit e ndoqën me vëmëndje rreth 15 mijë persona, të ishin mbledhur për të parë tymin, pamjet e të cilit transmetohen edhe nga ekranet e mëdha të vendosura në shesh, por edhe për t’u lutur për zgjedhjen e Papës së ri. E pranishme në Sheshin e Shën Pjetrit për tymin e paradites së sotme, edhe Ambasadorja Majlinda Frangaj.