Me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë Papa Françeskut, më datë 21 prill 2025, Presidenti i Republikës së RSH-së SH.T.Z. Bajram Begaj me bashkëshorten, të shoqëruar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, Ambasadorja Majlinda Frangaj si dhe znj. Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Aministratën Publike dhe Antikorrupsionin, morën pjesë në Meshën e funeralit, e cila u mbajt më datë 26 prill 2025, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.









