Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjese ne festimet e Krishtlindjes 2024, me 24 dhjetor e Shtuna e Madhe si dhe 25 dhjetor Bekimet dhe Mesazhi i Papa Françeskut Urbi et Orbi.
Nga riti i Hapjes së Derës së Shenjtë, para Meshës së Krishtlindjes dhe që shënon fillimin e Jubileut të Shpresës, deri në solemnitetin e Marisë dhe Epifanisë. Të gjitha festimet liturgjike të sezonit të Krishtlindjeve 2024 u kryesuan nga Papa Françesku.
Krishtlindja e këtij viti hapi dyert për Jubileun e Shpresës. Kjo ditë, në të cilën bota mirëpret lindjen e Shpëtimtarit, është fryti i parë i misterit qendror të shpëtimit dhe kulmon me mundimin, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Nata e Krishtlindjes është e lidhur thellësisht me vigjiljen e Pashkëve dhe, siç kujtojnë edhe disa ikona të Lindjes, në traditën lindore, Foshnja Jezus përshkruhet i mbështjellë me pelena dhe i shtrirë në një grazhd në formën e një varri.
Papa Françesku kryesoi ritin e hapjes së Derës së Shenjtë dhe Meshën në natën e solemnitetit të Lindjes së Zotit. Imazhet, të transmetuara në të gjithë botën, do të përbëjnë një sekuencë momentesh që do të nguliten në histori, momentet kur Papa Françesku i afrohet Derës së Shenjtë. Papa hapi derën në heshtje dhe ndalon në lutje. Bien këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit. Pas Papa Françeskut, nga Dera e Shenjtë kalojnë kardinalët, peshkopët dhe disa përfaqësues të popullit nga pesë kontinentet.
Në ditën që hapi Vitin e Shenjtë të 2025, lidhja midis Krishtlindjeve dhe Pashkëve ishte në qendër të postimit në llogarinë X @Pontifex. “Dera e Shenjtë që hapet natën e Krishtlindjes”, shkruan Papa Françesku, “është një ftesë për të bërë një kalim, një Pashkë ripërtëritjeje, për të hyrë në atë jetë të re që na ofrohet nga takimi me Krishtin”.
Jubileu i vitit 2025 përkon me një përvjetor të rëndësishëm për të gjithë të krishterët: 1700 vjetorin e kremtimit të Koncilit të parë Ekumenik, atij të Nikesë.
Dera e Shenjtë është shenja kryesore e Jubileut. Besimtarët ftohen “të kalojnë Derën e Shenjtë me besim”, atë besim që “të gjithë të krishterët mund ta pohojnë me fjalët e Besimit të Nicesë”. Riti i hapjes së Derës së Shenjtë përfshin vargun: “Unë jam dera. Nëse dikush hyn përmes meje, do të shpëtohet…”.
Jubileu është një portë për t’u hapur, një prag që duhet kapërcyer në vazhdën e faljes. Hapja e Derës së Shenjtë është fillimi i Vitit të Shenjtë. Ajo u hap për herë të parë nga Papa Martin V, në jubileun e jashtëzakonshëm të vitit 1423, për të hyrë në Bazilikën Laterane. Ishte Papa Aleksandri VI që hapi për herë të parë Derën e Shenjtë në Bazilikën e Vatikanit, në Krishtlindje të vitit 1499. Riti mbeti thuajse i pandryshuar ndër shekuj deri në Vitin e Shenjtë të 2000.