25 VJET.
25 vjet marrëdhënie diplomatike, ndërkohë të shkëlqyera, mes Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, të cilat u rivendosën pikërisht në 7 shtator të vitin 1991, por lidhjet e popullit shqiptar me Selinë e Shenjtë janë shekullore dhe historike, të farkëtura me besim e sakrifica, me dashuri e plagë, me arritje të mëdha e mirënjohje të thellë.
Nunci i parë apostolik, kardinali Ivan Dias, paraqiti letrat kredenciale po në atë vit dhe ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zoti Willy Kamsi, dy vjet më pas, paraqiti Letrat e tij, kur Papa Gjon Pali II po përgatitej të vinte në Shqipëri.
Tokën e përvuajtua arbërore e kanë vizituar në këto 25 vjet dy papë, ndërsa të gjithë personalitetet më të larta të vendit tonë janë mirëpritur në Selinë e Shenjtë vazhdimisht.
Ky 25 vjetor përkon me Jubileun e Mëshirës të shpallur nga Papa Françesku, që i do kaq shumë shqiptarët dhe Shqipërinë si dhe me shenjtërimin e Nënë Terezës, ngjarje e madhe me jehonë botërore. Sa po ndodhi, në 4 Shtator, dhe tashmë u fut në kujtesën e madhe të popujve, si datë me dritë qiellore. Së shpejti në Shkodër do të lumturohen 38 martirë të Kishës tonë…
Ambasada jonë është e përkushtuar plotësisht në misionin e saj për të qenë urë e denjë e marrdhënieve tona të shkëlqyera dhe i është mirënjohës Sekretarisë së Shtetit për bashkëpunimin miqësor e konstruktiv ashtu si i gjithë poipulli shqiptar Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut..
Ndërkaq Ambasada jonë është bërë pjesë e veprimatrive kremtuese të këtij përvjetori duke ecur në punën e saj në gjurmët dhe sukseset e ambasadorëve paraardhës.
° ° °
Ne më të rëndësishme kemi punën, virtytet dhe besimin për më mirë. Në këto 25 vite është ringjallur kisha shqiptare, të gjitha besimet në “vëllazëri mes tyre” – siç e theksoi Papa Françesku dhe populli i rimëkëmbur shqiptar ecën drejt ëndrrës Euro-Atllantike.
Me dashuri