Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë me dhimbje të thellë mori lajmin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë Papa Françesku, sot më datë 21 prill 2025 ne orën 7:35.
Pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Papa Benediktit XVI, u zgjodh si Papë i 266-të më 13 Mars 2013. Papati i Bergoglio-s zgjati 12 vjet, gjatë të cilave Papa u bë i dashur nga besimtarët në mbarë botën falë karizmës dhe thjeshtësisë së tij. Që nga mbrëmja e 13 marsit, kur kardinali argjentinas, Kryepeshkopi i Buenos Aires, doli në Lozhën qëndrore të fasadës së Bazilikës së Shën Pjetrit dhe iu drejtua besimtarëve nga e gjithë bota, me një të sinqertë “Mirëmbrëma”. Edhe zgjedhja e emrit të tij, Françesku, kishte dhënë tashmë një tregues shtesë: një vendim, historik, një nderim për fratin e Asisit, për njeriun që u zhvesh nga gjithņka për për t’iu dhënë të varfërve. Për këtë dëshira e thellë e Papa Françeskut, për “një kishë të varfër dhe për të varfërit”.
Një dekadë me reforma, zgjedhje qeveritare, udhëtime, takime. Ai vepronte në emër të veprave të mëdha: kujdesi për krijimin, mëshirën, vëllazërinë. Mësoi që besimtarët të jetojnë Ungjillin me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Figura e tij është ajo e një lideri të vërtetë botëror dhe jo vetëm një autoritet fetar dhe shpirtëror.
Një Papë që e deshi Shqipërinë dhe shqiptarët.
U prefsh në Paqe At i Shenjë
