Më datë 20 prill 2025 Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë në Mesazhin dhe Bekimin Urbi et Orbi të së Dielës së Pashkëve.
Papa Françesku nga Lozha e Bekimeve e Pallatit Apostolik në Vatikan, drejtoi Mesazhin dhe Bekimin Urbi et Orbi besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Teksti pëfshin thirrjen për armëpushim në Gaza, për Paqen në Ukrainë dhe në rajonet afrikane dhe një ftesë për të mbështetur popullsinë e Manmarit, të goditur nga tërmeti. “Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë” – pohon Ati i Shenjtë dhe bën thirrje për respektimin e lirisë fetare dhe kërkon lirimin e të burgosurve të luftës dhe të burgosurve politikë, përgjatë Vitit Jubilar 2025.
Në përfundim të Mesazhit dhe Bekimit Urbi et Orbi, Papa Françesku mbërriti në Sheshin e Shën Pjetrit ku përshëndeti besimtarët e pranishëm.




