Më datë 17 Maj 2025, Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj me bashkëshorten, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z.Igli Hasani dhe Ambasadorja Majlinda Frangaj, vizituan varrin e Papa Françeskut në Bazilikën Santa Maria Maggiore. Presidenti Begaj dhe Ministri Hasani vendosën në varrin e Papa Françeskut nga një trendafil të bardhë.
Hyrja për në Bazilikën Santa Maria Maggiore, u bë nga Porta e Shenjtë, një nga katër portat e Shenjta të cilat u hapën me rastin e Vitit Jubilar 2025.