Më datë 27 shkurt 2023, ambasada e Republikës së Shqipërisë akredituar pranë Selisë së Shenjtë organizoi Konferencën “DONNA E SCIENZA – GRUAJA DHE SHKENCA”, е cila u mbajt në Aula Magna të Akademisë Papnore të Shkencave, në Qytet/Shtetin e Vatikanit. Kjo konferencë u organizua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë (11 shkurti) si dhe me rastin e Festës së Gruas (8 marsi).
Hirësia Tij Kardinali Peter Turkson – Cancelar Akademisë Papnore të Shkencave, ishte i ftuar nderi, i cili inaguroi konferencën. Pas fjalës së të Ngrakuarës me Punë Majlinda Frangaj, ishin relatorët të cilët me kumtesat e tyre sollën tema të ndryshme, të marrëdhënies së grave me shkencën.
Relatorët e kësaj konference dhe kumtesat që u diskutuan ishin:
1. Francesca Panessa – Astrofizikane nga Istituti Kombëtar italian i Astrofizikës, me kumtesën “Astrofisica, che Passione – Astrofizika, çfarë Passioni” 2. Tatiana Ribeiro Viana – me kumtesën “II Diritto Internazionale dello Spazio e il Concetto di Sviluppo Inclusivo – Ligji Ndërkombëtar i Hapësirës dhe Koncepti i Zhvillimit Gjithëpërfshirës” 3. Silvia Piranomonte – Astrofizikante nga Istituti Kombëtar i Astrofizikës me kumtesën “Storie di Astronome: L’Eredità di Ipazia Attraverso i Secoli – Histori Astronomike: Trashëgimia e Ipazia-s nëpër nëpër Shekuj” 4. Erida Nure – Mjeke (shqiptare), Qendra Trapiantit të Organeve në Spitalin Agostino Gemelli, me kumtesën “La Chirurgia dei Trapianti al Femminile” 5. Elisabetta Cavazzuti -Agensia Spaciale italiane, me kumtesën “L’Esplorazione Spaziale e il Suo Infinito Orizzonte – Eksplorimi i Hapësirës dhe Horizonti i tij i Pafund”,6. Guido Macchiarelli – Universiteti i Aquila-s dhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë, me kumtesën “Quando l’Anatomia è Donna – Kur Anatomia është Grua” 7. Fausta Speranza – gazetare në gazetën politko-religjoze “L’Osservattore Romano” të Vatikanit si dhe shkrimtare, moderatore e konferencës.

E Ngarkuara me Punë Majlinda Frangaj në fjalë e saj ndër të tjera nënvizoi: “Marrëdhënia e grave me shkencën është karakterizuar gjithmonë nga një rrugëtim në ngjitje të vështirë. Për të marrë qoftë edhe një vend minimal, këtyre grave iu desh të thyenin shumë barriera, të cilat u kushtuan atyre sakrifica të mëdha dhe vendosmëri të madhe”, duke theksuar se, megjithatë, kontributi tyre në shkencë, dhe për rrjedhojë për mbarë njerëzimin, është i madh. Ajo u shpreh se, emrat e shkencëtareve femra si Montalcini (Çmimi Nobel për Mjekësi), Agnesi, Montessori, Astrofizikania Margherita Hack, Astrofizikania Marie Curie, Çmimi Nobel për Fizikë dhe Kimi, Meitner dhe shumë të tjera, janë të njohur për kujtesën kolektive, por ka shumë gra të tjera të pasionuara pas shkencës, një fushë e konsideruar tipike mashkullore, të cilat kanë kontribuar në përparimin e njerëzimit, edhe pse fatkeqësisht janë lënë pas dore nga historia dhe puna e të cilave ka kaluar pa u vënë re. Gratë dallohen në fushën e shkencës dhe teknologjisë, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, nënvizoi Frangaj. “Pavarësisht vështirësive të hasura, nuk janë të pakta shkencëtaret femra që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës. Historia na jep emrat e disa shkencëtareve të famshme femra: Në antikitet ishin rreth njëzet, ndër të cilët del emri i Ipazia-s viti 415 pas Krishtit, vetëm dhjetë në mesjetë veçanërisht në manastirë, pothuajse asnjë midis viteve 1400 dhe 1500, 16-të në 1600, 24 në 1700, 108-të në 1800…”. Frangaj kujtoi se për shekuj me radhë, gratë që mund të kishin akses në arsim ishin ato të mbyllura në manastiret. Ndoshta për këtë arsye gratë që u arsimuan në të kaluarën ishin mbi të gjitha humaniste, piktore, shkrimtare, poete, por shumë më rrallë shkencëtare.
Situata në Shqipëri. Përsa i përket grave në shkencë në Shqipëri, e Ngarkuara me Punë znj. Majlinda Frangaj , duke ju referuar të dhënave INSTAT për vitin 2021, u shpreh se: Femra të diplomuara në: Shkenca natyrore, Matematike dhe Statistikë janë 738 kundrejt meshkujve 231 dhe Femra te diplomuara ne Bisnes, Administrim dhe Ligj, janë 6525 kundrejt meshkujve 3291. Ajo pohoi se në vitin 2021 (të dhënat e vitit 2022 nuk janë ende të disponueshme) në Shqipëri u diplomuan 32.690 studentë, ku 66,1% ishin femra. Gjithashtu ajo theksoi se, Shqipëria ka numrin më të lartë të femrave të diplomuara në shkencë, e renditur e 8-ta nga 114 vende në botë.

Në vijim Frangaj solli në vëmëndje shkecëtaren e parë shqiptare Sabiha Kasimati (1912-1951). Ishte vajza e parë që ndoqi shkollën e mesme franceze në Korçë, duke shërbyer si shembull për shumë vajza të tjera. Universiteti ishte privilegji i pak njerëzve në atë periudhë, por Kasimati kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Biologjike të Torinos, ku përveç diplomimit me maksimum 30/30 cum laude, arriti të mbronte edhe doktoraturën në vitin 1941. Në dhjetë vite kërkimi dhe pune, Kasimati eksploroi dhe studioi të gjithë faunën ihtiologjike fluviale dhe detare në ujërat shqiptare, e bindur se studimet mbi peshqit do të kishin një rëndësi të madhe dhe një vlerë ekonomike e çmuar për vendin. Gjithashtu kujtoi se shkecëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati, u pushkatua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Në përfundim, duke ju referuar shkencës dhe fesë e Ngarkuara me Punë znj. Majlinda Frangaj, solli në vëmëndje se Papa Françesku ka folur për shkencën dhe marrëdhënien e saj me fenë, duke shpresuar për më shumë dialog mes këtyre dy botëve.