Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë si anëtare e jurisë në ndarjen e “ÇMIMIT LETRAR TË AMBASADORËVE”, i cili këtë vit ( 2 korrik 2024) shkoi për gazetarin, kryeredaktor dhe kurator i rubrikes TG1 Dialogo, Piero Damosso, për librin “Può la Chiesa Fermare la Guerra? Un Inchiesta a Sessant’anni dalla Pacem in Terris – Mundet Kisha Te Ndaloje Luften?. Një Hetim Gjashtëdhjetë Vjet pas Pacem in Terris”, botuar në vitin 2023 nga Edizioni San Paolo.
Nisma “Çmimi Letrar i Ambasadorëve” lindi pesë vite më parë me iniciativën e një grupi ambasadorësh të akredituar në Selinë e Shenjtë ku dhe Ambasadorja Majlinda Frangaj dhe u drejtohet autorëve të librave të botuar në italisht dhe të destinuara për publikun e gjerë italian me tema që lidhen me kulturën e krishterë, vlerat e krishtera, marrëdhëniet ndërmjet kishave dhe shteteve të krishtera, historinë e kishave dhe dialogun ndërfetar.
Juria bashkëkryesohet nga Ambasadorët në Selinë e Shenjtë të BE-së dhe Italisë perkatesisht Alexandra Valkenburg dhe Françesco di Nitto, dhe përbëhet nga ambasadorët: e Shqipërisë – Majlinda Frangaj, Australisë – Chiara Porro, Belgjikës – Patrick Renault, Qipros – George F. Poulides, Francës – Florence Mangin, Lituanisë – Sigita Maslauskaite Mazyliene, Maqedonisë së Veriut – Marija Efremova, Urdhrit të Maltës – Antonio Zanardi Landi, Portugalisë – Domingos Fezas Vital dhe Uruguait – Guzman Miguel Lecor.
Për herë të parë, në këtë edicion të çmimit, juria dha një vlerësim të veçantë për shkrimtarin Rocco De Stefano, autor i librit “Ndikuesi i Zotit”, botuar nga Tau Editrice. Në këtë aktivitet foli Sekretari i Shtetit të Vatikanit (Kryeministër), Hirësia e Tij, Kardinali Pietro Parolin, i cili, nënvizoi vlerën e Enciklikës së Gjonit XXIII, duke e përcaktuar atë si një “testament” dhe një “trashëgimi për t’u ruajtur dhe rritur”. Sekretari i Shtetit insistoi në rëndësinë e këmbënguljes në veprimet diplomatike përballë situatave konfliktuale, duke kujtuar ftesat e Atit të Shenjtë për të qenë “artizanë të paqes”.
Kontributi vendimtar i Papëve për paqen botërore, veçanërisht ai i Gjonit XXIII dhe Gjon Palit II në dy situata historike veçanërisht komplekse dhe përpjekja e palodhur aktuale e Papa Françeskut, u kujtuan nga Zëvendës Presidenti i Këshillit të Ministrave dhe Ministri italian i Punëve të Jashtme, z. Antonio Tajani.
Duke u ndalur veçanërisht në luftën e vazhdueshme në Ukrainë, autori Piero Damosso u shtron pyetje mbi pesëdhjetë bashkëbiseduesve: “Mundet Kisha te Ndaloje Luften?”, për të arritur “vetëdijen se kjo mund të ndodhë”. Arsyet janë të shumta dhe variojnë nga qendra e dialogut deri te autoriteti i aktorëve, veçanërisht i Papa Françeskut, roli i të cilit njihet nga udhëheqës të shumtë fetarë dhe politikë. “Sot Kisha është e vetmja forcë në botë e aftë për të bllokuar realisht konfliktin në Ukrainë”, nënvizon Damosso “Përballë ngërçit të kësaj lufte, Kisha arrin të thurë marrëdhënie diplomatike që mund ta bëjnë atë një pikë referimi të vërtetë, edhe sepse – mos harroni – kjo është një luftë mes të krishterëve”. Duke folur mbi ekumenizmin, Damosso thekson se, ekumenizmi bëhet “diplomaci paqebërëse” dhe dialogu është guri i themelit të tij. “
