Me datë 2 korrik 2024, Ambasadorja Majlinda Frangaj prezantoi Letrat Kredenciale Princit dhe Mjeshtrit të Madh të Urdhërit Ushtarak Sovran të Maltës, Frà John Timothy Dunlap.
Gjatë bisedimeve, ndër të tjera, palët vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Urdhërit Ushtarak Sovran të Maltës, duke kujtuar gjithashtu se Viti 2024 përkon me 30 vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe. U soll në vëmendje gjithashtu vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH. T. Z. Bajram Begaj, në prill të këtij viti pikërisht me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Urdhërit të Maltës. Ambasadorja Majlinda Frangaj deri me 2 korrik 2024, mbante detyren e të Ngarkuarit me Pune pranë Urdhërit të Maltës.



