Me date 20 mars 2024, Ambasadorja Majlinda Frangaj, u vleresua me çmimin “BARTOLO D’ORO”, nga Universiteti i Studimeve te Perugia-s, Universitet ku Ambasadorja Frangaj ka kryer studimet.
Ceremoni solemne ne Aula Magna te Universitetit te Perugia-s, me 20 mars 2024, per edicionin e pare te Ditës Kombëtare të Universiteteve Italiane, i quajtur “Universitetet e Zbuluara”, ku u mbajt edicioni i parë i ceremonisë së ndarjes së çmimeve për “Bartolo d’Oro”, një nder qe u kushtohet personaliteteve të shquara që kanë studiuar ne kete Universitet me rezultate te shkelqyera , studentet ekselente, dhe qe kane arritur nivele ekselente ne karrieren profesionale. duke kontribuar keshtu me punen e tyre ne promovimin e emrit te Universitetit.
Pikerisht duke filluar nga ky vit, Ministria italiane e Universiteteve dhe Punes Kerkimore, ne bashkepunim me Konferencen e Rektoreve te Universiteteve italiane, 20 marsin, ia kushton shkollave te larta.
Ish-studentet qe u vleresuan me çmimin “BARTOLO D’ORO” per edicionin e pare ishin:
-
Majlinda Frangaj – Ambasadore
-
Ilaria Capua – Shkenctare
-
Patrizia Falcinelli – Ambasadore
-
Pier Giuseppe Pelicci – Mjek Shkenctar
-
Giorgia Cardinaletti – Gazetare
-
Sergio Sottani – Prokuror
Gjatë aktivitetit u ndanë edhe çmimet per 14-te tezat më të mira të diplomës për vitin akademik 2021/2022.
Fjala e Rektorit
“Kjo date shenon fillimin e nje tradite te rendesishme – deklaroi gjate ceremonise Rektori Prof. Maurizio Oliviero – qe sot, 20 marsi do te jete Dita e Universitetit italian, mundesi per te rrefyer histori dhe tradita akademike, duke zbuluar thesaret e tyre te fshehura. Kemi vendosur qe kjo kjo dite te perkoje me riaktivizimin e çmimit tone universitar BARTOLO D’ORO, nderimi me i larte qe mund t’u bejme studenteve tane me te shquar. BARTOLO D’ORO, kushtuar Bartolo da Sassoferrato, mesues i madh i se Drejtes Civile, shpreh jo vetem ndikimin e tij juridik, por edhe kontributin e tij ne politike dhe ne vizionin e qeverisjes se mire, bazuar mbi rregullat e ligjit”.
Per gjashte te nderuarit me Cmimin BARTOLO D’ORO edhe Letra e Presidentit te Republikes italiane si dhe te Ministres italiane te Arsimit.



