Ambasada e RSH-se ne Vatikan, organizoi me 25 mars 2024 oganizoi Konferencen “DIALOGU DHE VËLLAZËRIA NDËRFETARE SI GARANCI PËR PAQEN: rasti i Shqipërisë” e cila u mbajt ne Universitetin Papnor Gregorian.
Konferenca u zhvillua me rastin e 10-të vjetorit të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri si dhe 5- vjetorit të firmosjes së Dokumentit mbi Vëllazërinë Njerëzore, firmosur nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azhar.
Mori pjesë Ministri per Evropen dhe Punet e Jashtme SH.T.Z.Igli Hasani si dhe Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare (Ministër i Jashtëm) Sh.T.Imzot Paul Richard Gallagher. Konferenca u hap me fjalen pershendetese te Rektorit te Universitetit Papnor Gregorian Mark Lewis,k i cili kujtoi, ndër të tjera, se jezuitët dhanë një kontribut të rëndësishëm në Shqipëri veçanërisht në fushën pedagogjike për rreth një shekull deri në mesin e shekullit të 20-të dhe më pas nga vitet 1990 e në vazhdim. Universiteti Papnor Gregorian është themeluar nga etërit jezuitë.
Ministri Hasani, duke folur për dialogunn dhe vëllazërinë ndërfetare në Shqipëri, u shpreh se në një botë të karakterizuar nga konflikte, përvoja e Shqipërisë tregon se dialogu dhe vëllazëria fetare janë elementët thelbësorë për të garantuar paqen. “Shqipëria është një dëshmi e gjallë e fuqisë transformuese të këtyre elementeve, ofron një shembuil unik në këtë kontekst. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të përbashkëta, shqiptarët kanë treguar se uniteti në diversitet është jo vetëm i arritshëm, por thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më paqësore dhe harmonike”. “Realisht, kjo traditë është në strukturën shoqërore, e ndërtuar me shumë largpamësi dhe vizion, me shumë punë e përkushtim të brezave të tërë, duke filluar nga lëvizja e Rilindjes kombëtare e këndej, pra për gati 2 shekuj. Është diçka për të cilën është punuar dhe vazhdon të punohet me shumë këmbëngulje dhe vëmendje, që nga familja te shkolla, nga politika te lidershipi i komuniteteve fetare”, nënvizoi Ministri Hasani. “Dhe nëse sot Shqipëria zotëron një realitet mbresëlënës të vëllazërisë fetare dhe ka arritur t’u rezistojë sfidave që vijnë nga jashtë, ky është rezultat i një angazhimi nga e gjithë shoqëria dhe i refuzimit nga të gjithë shqiptarët e modeleve që e shohin fenë si faktor mobilizues për axhenda të bazuara në politika dhe ndarje identitare. Fakti që sot kjo vlerë e shqiptarëve njihet dhe admirohet gjithnjë e më shumë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë është padyshim një arsye tjetër krenarie; krenaria e cila besoj se forcon më tej angazhimin e qytetarëve shqiptarë për ruajtjen dhe forcimin e vëllazërisë fetare”, u shpreh Ministri.
Mons. Gallagher, nenvizoi se dialogu midis njerezve te besimeve te ndryshme fetare nuk behet vetem per diplomaci, miresjellje apo tolerance, objektivi i dialogut eshte te vendose miqesi, paqe, harmoni dhe te ndaje vlerat dhe pervojat morale dhe shpirterore ne nje fryme te se vertetes dhe dashurise.
Ambasadorja Majlinda Frangaj diskutoi kumtesen “VELLAZERIA NDERFETARE NE SHQIPERI”. Profesori Roberto Regoli, nga Universiteti Papnor Gregorian diskutoi temen “DIPLOMACIA PAPNORE, FEJA DHE PAQJA . NJE VESHTRIM HISTORIK”. Profesori Ambrogio Bongiovanni nga Universiteti Papnor Gregorian, diskutoi mbi “PARIMET E DIALOGUT NDERFETAR”, Profesoresha e te Drejtave Kishtare Maria Gabriela Belgiorno nga Universiteti i Perugia-s diskutoi mbi temen “VLERA E DIALOGUT NDERFETAR PER PAQEN NE KONFLIKTET AKTUALE BOTERORE”, Konferenca u mbyll me kumtesen e Drejtorit te Qendres se Bashkepunimit Nderfetar te Elbasanit Sokol Lulgjuraj, me teme: “KONTRIBUTIN I QENDRES SE BASHKEPUNIMIT NDERFETAR NE SHEKULLIN 21: QASJA DHE SFIDAT”.