Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë organizoi të premten, datë 12 shtator 2014, konferencën “TOLERANCA FETARE MIDIS HISTORISE, POEZISE DHE BESIMIT”. E Ngarkuara me Pune Majlinda Frangaj, shpjegon se Konferenca u mbajt me rastin e vizites se Papa Françeskut ne Shqiperi, me 21 shtator 2014.
Kjo Konference u inaugura nga Sekretari i Shtetit te Vatikanit (Kryeminister), Hiresia Tij Kardinali Pieter Parolin.
Relatoret e tjere ishin: Majlinda Frangaj, Imzot Donato Oliviero – Ipeshkvi arberesh i Eparkise se Ungros ne Kalabri; Preç Zogaj – poet; Roland Sejko – regjizor, i cili foli mbi dokumentarin “PRITJA” dedikuar vizites se Papes ne Shqiperi; Maria Gabriela Belgiorno – Profesoreshe ne Universitetin e Studimeve te Perugia-s; Don Pasquale Ferraro – prifti i Kishes shqiptare ne Rome. Gjithashtu violinisti i njohur shqiptar Olen Cesari, i cili performoi me Ave Maria di Schubert si dhe pjese te tjera.
Majlinda Frangaj nenvizoi se “Në një klimë ndërkombëtare ku luftërat, krizat humanitare dhe vdekjet civile përcaktohen në emër të fesë, shembulli i tolerancës fetare në Shqipëri është një model i bashkëjetesës paqësore”.
Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, kujtoi se “baballarët themelues të Shqipërisë ishin te sigurte për mundësinë e ndërtimit të një shoqërie shumëfetare dhe historia ka treguar se kishin të drejtë”:
“Unë besoj – u shpreh Kardinali Parolin – se Papa dëshiron të nënvizojë pikërisht këtë me udhëtimin e tij: Shqipëria, një vend që ka vuajtur kaq shumë në të kaluarën e afërt, pikërisht për shtypjen e lirisë fetare dhe persekutimin fetar në emër të një ideologjie ateiste, sot i paraqitet botës e përtërirë, edhe në institucionet e saj, në frymën që e gjallëron atë, dhe mbi të gjitha, me kete aftesi për të bere qe grupet fetare te bashkejetojne brenda saj ne harmoni, duke kontribuar se bashku , pavaresisht nga diversiteti i tyre, në ndërtimin e së mirës së përbashkët të atdheut. Është një shembull i shkëlqyer, me të vërtetë, që Papa dëshiron të nënvizojë dhe që shpresoj të kuptohet në këtë situatë shumë të vështirë që po përjetojmë”.
Kardinali Parolin shtoi se “Në mozaikun ndërfetar shqiptar, i përbërë nga katolikë, ortodoksë, myslimanë sunitë dhe myslimanë bektashi, komuniteti katolik është një prani, që përfaqëson 15% të popullsisë, por vendimtare në ofrimin e një dëshmie dashurie.