Më datë 27 prill 2023, e Ngarkuara me Punë Majlinda Frangaj, u prit në një takim në Selinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian nga Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian pranë Selisë së Shenjtë Alexandra Valkenburg. Qëllimi i këtij takimi ishte, prezantimi i një projekti nga ana e të Ngarkuarës me Punë znj. Frangaj, Ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Evropian, për një Konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit (5 qershor).
Znj. Frangaj e ftoi Ambasadoren Valkenburg të jetë një nga relatorët e Konferencës, ku të sjellë në vëmëndje veprimet e Bashkimit Evropian të ndërrmara në mbrojtje të mjedisit. Frangaj nënvizoi se, tema e Konferencës do të jetë “MJEDISII DHE SHKENCA” dhe se mendon ta zhvillojë më datë 6 qershor 2023. Gjithashtu, znj. Frangaj informoi Ambasadoren Valkenburg mbi emrat e tjerë të relatorëve të konferencës që do të marrin pjesë, ku midis tyre profesorë e shkenctarë. Ambasadorja Alexandra Valkenburg pranoi me kënaqësi te jetë relatore e kësaj konference.
Në përfundim, znj. Frangaj duke ju referuar flamurëve të të gjitha Shteteve pjesë e Bashkimit Evropian, që ndodhen në zyrën e Ambasadores Valkenburg, u shpreh se shpreson që të shohë sa më shpejt midis tyre dhe flamurin e Shqipërisë.