Shërbime të Ambasadës

Aplikimet për  Shërbime Konsullore në Ambasadë:

Për të gjitha shërbimet konsullore që ofrohen nga Ambasada, aplikohet nëpërmjet platformës Shërbimet Konsullore Online, në linkun e mëposhtëm:

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online

 

kuadrin e Marrëdhënieve Dypalëshe, Ambasada trajton detyrat dhe drejtimet e mëposhtëme:

Përfaqësimin e vendit tonë dhe aspektet e ndryshme protokollare dhe ceremoniale,

Promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm dialogut politik e institucional  dhe marrëdhënieve gjitha fushat, mbështetur përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave Shtetit Shqiptar. Krijimi, përmes kontakteve, i një lobi pro-shqiptar gjitha qarqet dhe institucionet Belgjikë dhe Luksemburg

Përgatitja dhe realizimi i konsultimeve periodike diplomatike, vizitave niveleve larta dhe shumë larta. Synimi i këtyre dhe veprimtarive tjera kësaj natyre është sigurimi vazhdimësi i mbështetjes Belgjikës dhe Luksemburgut për qeverinë dhe shtetin shqiptar, për reformat madhore institucionalee veçanti për integrimin e plotë vendit tonë Bashkimin Evropian.

Ambasada mban dhe zhvillon kontakte të vazhdueshme me MPJ-në belge dhe luksemburgase me organet më të larta shtetërore në dy vendet e lartpërmendura - Pallatin Mbretëror, Kryeministrinë në nivel Federal dhe ato të Rajoneve dhe me dikasteret e linjës të fushave të lartpërmendura.

Në kuadrin e diplomacisë parlamentare, në bashkëpunim me instancat përkatëse të Kuvendit tonë Ambasada mban dhe zhvillon më tej marrëdhëniet e gjithanshme me Parlamentin Federal, me parlamentet e tre rajoneve kryesore dhe të tre komuniteteve gjuhësore në Belgjikë dhe Luksemburg.

Vend të veçantë në këtë drejtim zenë lidhjet dhe bashkëpunimi me Grupet Parlamentare të Miqësisëtë tre vendeve tona.

Duke i dhënë përparësi nxitjes së diplomacisë ekonomike, në bashkëpunim të ngushtë me dikasteret e linjës të të tre vendeve tona, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencitë e Nxitjes së Investimeve të Huaja e sidomos me Shoqatën Valone të Nxitjes së Investimeve ( AWEX) dhe atë të Flandrës( FIT) Ambasada mbështet intensifikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomik dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ekonomike e tregtare

Në këtë drejtim ajo i kushton vend të veçantë promovimit të investimeve në fushat prioritare të zhvillimit tonë social-ekonomik në përgjithësi dhe nxitjes së investimeve belge dhe luksemburgase në veçanti;

Ambasada ndihmon dhe mbështet organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit, vizitat e afaristëve në të dy vendet, shkëmbimin e informacionit ekonomik dhe tregtar, përgatitjen, nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme dypalëshe.

Nisur nga specifikat e rolit parësor të  organeve të pushtetit vendor në Belgjikë si dhe në kuadër të bashkëpunimit në zbatim të politikave decentralizuese, Ambasada mban dhe zhvillon lidhje të ngushta me Bashkitë dhe Komunat, Guvernatorët e distrikteve të ndryshme, etj, sidomos në fushat e marrëdhënieve ekonomike, tregtare, të transportit, kulturës, arsimit, shëndetësisë, sigurimeve shoqërore, etj.

Ambasada ndjek me përparësi forcimin e lidhjeve dhe partneritetit ndërmjet organeve të pushtetit vendor në Shqipëri dhe në Belgjikë, duke synuar binjakëzimin e qyteteve të ndryshme të të dy vendeve, sipas modelit të krijuar ndërmjet qytetit të Liezhit me atë të Elbasanit.

Në kuadrin e diplomacisë publike dhe të kulturës, Ambasada mban dhe zhvillon njëbashkëpunim të ngushtë me institutet dhe institucionet kryesore të të tre vendeve në fushën e arsimit, kulturës, artit, muzikës, sportit, etj. në të gjitha nivelet, duke marrë pjesë dhe organizuar bashkërisht veprimtari dhe festivale të  ndryshme kulturore, artistike, etj  në të tre vendet tona.

Ambasada ndihmon dhe mbështet procesin e integrimit të gjithanshëm dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Belgjikë dhe Luksemburg; ajo mban lidhje të ngushta me shoqatat dhe fondacionet e ndryshme të bashkëatdhetarëve në Belgjikë dhe Luksemburg.

Një ndër përparësitë kryesore të punës së Ambasadës është pasqyrimi me vërtetësi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i imazhit të vendit tonë. Për këtë qëllim, krahas veprimtarive në fushat e lartpërmendura, Ambasada bashkëpunon me organe të ndryshme të shtypit dhe medias dhe me  institucione të rëndësishme kulturore dhe artistike në Belgjikë dhe Luksemburg.

 

         Shërbimi Konsullor i Ambasadës ka si objektiv kryesor:

Mbrojtjen e interesave dhe asistimin e shtetasve shqiptarë në Belgjikë e Luksemburg, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Drejtimet kryesore të punës:

Bashkëpunimi me autoritetet vendase (Institucione qendrore e lokale, nivele të ndryshme të administratës) për probleme të shtetasve shqiptarë, duke filluar që nga e drejta e tyre për hyrjen dhe qëndrimin në Belgjikë e Luksemburg, për vështirësitë e natyrës administrative që shtetasit mund të hasin shtetasit shqiptarë me qëndrim të rregullt në këto vende, problemet e tyre në fushën e drejtësisë, etj.

Përmbushja e funksioneve të tjera konsullore në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë belg e luksemburgez, si lëshimi i dokumentacionit për shtetasit shqiptarë, me qëndrim apo vizitorë në këto vende, në funksion të kërkesave të tyre konkrete; dhënia e sqarimeve përkatëse dhe formulimi i dokumentacionit, lidhur me anën legjislative për probleme të ndryshme të shtetasve shqiptarë, si veprime të ndryshme civile (lindje, martesa, divorce, njohje atësie, vdekje, etj), të dokumenteve të udhëtimit, veprime që lidhen me dhënien apo heqjen e shtetësisë shqiptare, legalizim dokumentesh të lëshuara nga administrata belge dhe që do të përdoren në Shqipëri, etj.

Që prej 31.05.2013, pranë Shërbimit Konsullor të kësaj Ambasade, kryhen edhe aplikime për dokumente identiteti shqiptare (Pasaporta dhe Letërnjoftime biometrike -Informacione më të detajuara lidhur me këtë shërbim gjenden në faqen në vijim)

Krijimi dhe forcimi i lidhjeve me komunitetin shqiptar në Belgjikë dhe Luksemburg, nëpërmjet bashkëpunimit me Shoqata dhe organizime të tjera të tyre, me karakter kombëtar.

Promovimi i imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nëpërmjet veprimtarive kulturore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse në Belgjikë e Luksemburg,si dhe shoqatat e shqiptareve në këto vende

     

    APLIKIMET PËR PASAPORTA BIOMETRIKE 

         Pranë: AMBASADËS SË REPUBLIKES SE SHQIPERISE

          BRUKSEL

 

I-                   Dokumentet që duhet të paraqiten:
 

Aplikim për herë të parë:        Pasaporta e vjetër

                                                Çertifikata personale ose familjare

                                                Dokumente qëndrimi në …..

                                                Provën e pagesës            

 Ri-Aplikim   Bëhet në rastet kur shtetasit kanë qenë të pajisur një herë me dokumente biometrike (pasaportë dhe Letër-Njoftim). Paraqitja e dokumentacionit varet nga arsyeja.        

 Arsyeja:       Humbje       Duhet të ketë denoncimin në polici, të legalizuar (meApostille ose MPJ+Ambasada përkatëse për Spanjën) dhe përkthyer.

Zëvendësim për arsye të tjera (ndryshim gjeneralitetesh,    dëmtim fizik i dokumentit etj)

                                  Shtetasi duhet të vijë me dokumentin me vete.

Personat që aplikojnë për herë të parë duhet të bëjnë patjetër edhe Letër-Njoftimin. Pra pagesa do të kërkohet për të dy dokumentet

Personat që ri-aplikojnë vetëm për pasaportë duhet të paraqesin domosdoshmërisht Letër-Njoftimin, bashkë me dokumentet e tjera, denoncim, provë pagese)

Letër-Njoftimi lëshohet për të gjithë personat, të cilët në ditën e aplikimit, janë në moshën 16 vjeç e lart.

 

II-           Çmimet: Pasaporta              170€

                        Letër-Njoftimi:         16€

 

III-         Nr. Llog. Bankare:   BE31 3630 2234 0655

BIC: BBRUBEBB  (për pagesat që bëhen nga Jashtë Belgjikës)

 Aplikimet për pasaporte bëhen vetëm nëpërmjet platformës Shërbimet Konsullore Online, në linkun e mëposhtëm:

https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=9512

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
1 1, Avenue des Scarabées
1000 Bruxelles

 

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58

Linke të nevojshme

 MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00