ÇËSHTJE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Albanian

18.1. LËNIA E SHTETËSISË SHQIPTARE
 
Heqja dorë nga shtetësia shqiptare bëhet vetëm në rast se është marrë shtetësia kanadeze apo një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e shtetësisë kanadeze.
Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, ndërsa përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Kërkesa për lënien e shtetësisë mund të bëhet:
 
    1) direkt në Komisariatin e Policisë në Shqipëri duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Kërkesë për lënie shtetësie”, në linkun:
         https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9635
     2) direkt nëpërmjet Ambasadës duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Aplikim për lënie shtetësie shqiptare”, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9764
 
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR HEQJEN DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE:
 
   a. Kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës;
         Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat e plota të aplikuesit si: emër,mbiemër, datëlindje, vendlindje; adresën e saktë të përhershme të vendbanimit; adresën e saktë të përkohshme të vendbanimit; adresën ku prisni informim për ecurinë e aplikimit tuaj; arsyen e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare; në çfarë viti keni           ardhur në Kanada; profesionin që keni ushtruar në Kanada dhe profesionin që keni ushtruar në Shqipëri. Ju, aplikanti, duhet të sqaroni të gjithë veprimtarinë e jetës suaj, duke u shprehur qartë.
         Kërkesa duhet nënshkruar me emër, mbiemër, firmë dhe datë nga aplikuesi.
         Për fëmijët në moshën 0-14 vjeç, kërkesa duhet hartuar dhe firmosur nga prindëri/it. Për fëmijët mbi moshën 14 vjeç kërkesa duhet firmosur vetë fëmija.
   b. Premtim i shtetësisë kanadeze ose dokument shtetësie origjinal;
       Kopja e dokumentit duhet noterizuar pranë një noteri të licensuar kanadez dhe përkthyer në gjuhën shqipe, dhe më pas duhen legalizuar (shih legalizimin).
   c. Dokument që vërteton rezidencën, vendbanimin tuaj në Kanada (në çdo rast, ky dokument duhet të jetë për të               gjithë anëtarët e familjes);
       Dokumente që vërtetojnë vendbanimin janë kontrata e qirasë së banesës, kontrata e shit-blerjes së banesës, kopja e lejes së drejtimit (patentës) apo çdo dokument tjetër që ju dispononi që vërteton banesën tuaj.Kopja e dokumentit duhet noterizuar pranë një noteri të licensuar kanadez dhe përkthyer në gjuhën shqipe, dhe më           pas duhen legalizuar (shih legalizimin).
  d. Çertifikatëlindje;
      E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
       https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=1048&cat_id=1048
 
   e. Çertifikatë familjare;
      E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
       https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=1048&cat_id=1048
 
    f. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore;
       E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
      https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259
 
   g. Vërtetim i detyrimeve përmbarimore nga Zyra e Përmbarimit;
       E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
       https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12573
 
    h. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit;
        Ky vërtetim merret në qytetin që keni Gjendjen Civile në Shqipëri.  
 
     i. Vërtetimin nga Prokuroria e Rrethit;
        Ky vërtetim merret në qytetin që keni Gjendjen Civile në Shqipëri.
    j. Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës). 
 
Lënia e shtetësisë kur kërkohet edhe për fëmijën (bashkë me prindërin/it), nevojitet dokumentacioni i mëposhtëm:
 
A. Për fëmijët e moshës 14-18 vjeç, nevojiten të gjitha dokumentat e plota, siedhe për shtetasit madhor (mbi 18 vjeç).
Dokument shtesë është Deklarata Noteriale e nënshkurar nga të dy prindërit ose njëri prind (në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar) ku shprehet përlqimi për lënie të shtetasisë shqiptare të fëmijës së tyre.
 
B. Për fëmijët e moshës 0-14 vjeç nevojiten këto dokumente:

  1. Premtim i shtetësisë kanadeze ose dokument shtetësie origjinal;
  2. Kërkesa e prindërve drejtuar Presidentit të Republikës, ku kërkohet heqjen e shtetësisë për fëmijën;
  3. Çertifikatë lindje shqiptare;
  4. Deklaratë Noteriale e nënshkurar nga të dy prindërit ose njëri prind (në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar) ku shprehet përlqimi për lënie të shtetasisë shqiptare të fëmijës së tyre.

 
RREGULLA:

  • Dokumentet e lëshuara në Kanada duhen legalizuar (shih legalizimin).
  • Dokumentet e lëshuara në Kanada pranohet sipas afatit të vlefshmërisë që përmbajnë vetë dokumentet (por jo më shumë se 2 vjet).
  • Dokumentet e lëshuara/marra nga institucionet shqiptare nuk duhet të kapërcejnë 3 muajt e fundit nga data e lëshimit të tyre.
  • Vërtetimet/dokumentat që tërhiqen nga Institucionet shqiptare në Shqipëri, duhet të jenë me të dy mbiemrat në rastet kur aplikuesi ka marrë mbiemrin e bashkëshortit.
  • Shtetasit që janë të martuar ligjërisht jashtë territorit të Shqipërisë, duhet që gjendja civile (beqar, i martuar apo divorcuar) të jetë e njejtë në të dyja vendet, pasi nëse nuk është e njësuar/unifikuar, nuk hiqet shtetësia shqiptare. Pra, nëse në Kanada jeni ligjërisht i/e martuar, duhet të regjistroni martesën në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri dhe të ndryshojë statusi në Shqipëri nga “beqar” në “i martuar”.
  • Fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jenë paraprakisht të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri.
  • Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, aplikimit i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.
  • Fëmija nën moshën 18 vjeç nuk mund të bëjë kërkesë për heqjen e shtetësisë shqiptare vetëm, por duhet që kërkesa e tij të jetë e shoqëruar bashkë me kërkesën e të paktën njërit prind.

 
18.2. RIFITIMI I SHTETËSISË SHQIPTARE
Rifitimi i shtetësisë nga personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër. Personi e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar.
Kërkesa për rifitimin e shtetësisë mund të bëhet:

  1. direkt në Komisariatin e Policisë në Shqipëri duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Kërkesë për rifitim shtetësie”, në linkun:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9636
 

  1. direkt nëpërmjet Ambasadës duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Aplikim për rifitim shtetësie shqiptare”, në linkun:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9763
 
 
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR RIFITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE:
A. Ish-shtetasi shqiptar, që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe nuk ka fituar shtetësi tjetër depoziton:
 

  1. Kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës;
  2. Çertifikatë lindje
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç, për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër;
  5. Vërtetimin e njësisë administrative përkatëse për çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç;
  6. Çertifikatë lindje ose vdekje e prindërve të çdo aplikanti;
  7. Tre (3) fotografi të aplikantit. Nëse keni fëmijë nën moshën 14 vjeç, nevojitet fotografi për secilin prej tyre.
  8. Mandatpagesa (shih mënyrën e pagesës).

 
B. Ish-shtetasi shqiptar, që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka fituar shtetësi tjetër depoziton:

  1. Kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës;
  2. Çertifikatë lindje;
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Dëshmi penaliteti marrë në Kanada;
  5. Vërtetim i gjendjes gjyqësore marrë në Republikën e Shqipërisë;
  6. Dokument i cili vërteton heqjen dorë nga shtetësia shqiptare;
  7. Mandatpagesa (shih mënyrën e pagesës).

Postal Address

Embasy of Albania
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00