Mbi takimin e Konsullit të Përgjithshëm z.Arqile Sota me Kryetarin e Bashkisë të Selanikut z. Kostandinos Zerva.

Më datë 22 shtator 2021 Konsulli i Përgjithshëm Arqile Sota, shoqëruar nga stafi i Konsullatës u pritën në takim në ambjentet e Bashkisë së Selanikut nga Kryetari i Bashkisë Kostandinos Zerva dhe stafi i tij i ngushtë.
Gjatë këtij takimi shumë bashkëpunues dhe konkret u diskutuan një sërë çështjesh të lidhura ngushtësisht me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Selanik dhe më gjerë duke u dakordësuar për ndihmesën dhe mbështjetjen për:
➢ Forcimin e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta midis Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë dhe Bashkisë së Selanikut në interes të shtetasve shqiptarë.
➢ Ofrimin e ambjenteve për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë, organizimin e ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme.
➢ Promovimin e studentëve shqiptarë të diplomuar në universitetet e Greqisë së Veriut si dhe krijimi i mundësisë për integrimin e tyre në strukturat dhe institucionet vendore të Selanikut.
➢ Nxitjen e bashkëpunimit midis biznesit shqiptar dhe atij grek përsa i përket investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe teknologjisë ashtu edhe promovimin e biznesit shqiptarë në Selanik dhe më gjerë.

 

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30