NJOFTIM

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik nisur nga kërkesat e shtuara të qytetarëve shqiptarë për rinovimin e dokumentave të identifikimit – Pasaportës dhe Kartës ID -e vetëdijshme dhe e përgjegjshme për rëndësinë që kanë dokumentat e identifikimit në jetën e përditshme të gjithësecilit, ka vendosur që, duke filluar nga muaji shkurt 2020 deri në në një periudhë të pacaktuar të ofrojë shërbime konsullore për aplikimet për Pasaportë dhe Kartë ID edhe ditët e shtuna nga ora 9.30 deri në 13.00
Lutemi dhe kërkojmë nga qytetarët që kanë aplikuar ose do të aplikojnë të kontrollojnë komunikimin me Konsullatën dhe të paraqiten në ditën e përcaktuar nga Konsulli.
Në këtë kontekst nxisim dhe mbështesim aplikimet online, respektimin dhe zbatimin e takimeve të prenotuar në funksion të ofrimit të shërbimeve të shpejta dhe cilësore.

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30