NJOFTIM

 
Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Selanik, duke ndjekur me shqetësim situatën e krijuar, masat e ndërmarra nga autoritetet përgjegjëse në Greqi, Shqipëri dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe alerti i lëshuar për riskun e lartë të koronavirusit, njofton se duke filluar nga data 13 mars deri më 3 prill 2020 do të ndërpriten të gjitha shërbimet me prezencë fizike dhe konkretisht aplikimet për Pasaporta dhe karta ID. Ndërkohë ju sigurojmë shërbimet me postë si dhe për rastet e emergjencës.
Qytetarët që kanë mbyllur takimet për Pasaportë dhe Kartë ID do të njoftohen në vijim me anë të facebook-ut në faqen zyrtare për datat e paraqitjes në Konsullatë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet dhe masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit Covid -19.
Duke ju falenderurar për mirëkuptimin.
Konsullata e Përgjithshme – Selanik

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30