Promovimi i aplikacionit E-Konsullata

Në datë 11 Tetor 2016, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Selanik, në prani të përfaqësuesve të shoqatave të emigrantëve shqiptarë, të cilët punojnë e jetojnë në Greqinë e Veriut, u lançua projekti më i ri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, aplikacioni E- Konsullata.  

Ky aplikacion, i cili mund të shkarkohet në Smartphone-t Android dhe IOS, krijon një sërë lehtësirash për qytetarët shqiptarë jasht;e vendit, duke përfshirë kontaktet e sakta të çdo përfaqësie shqiptare në botë, informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve, shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit, si dhe informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend që është pjesë e E-Konsullata.

Të ftuarit u informuan gjithashtu edhe mbi nismën e Qeverisë Shqiptare, “Samitin e Diasporës”, i cili do të zhvillohet në Tiranë në datat 18-20 nëntor.

Në samit janë të ftuar personazhe të njohura të diasporës, kryetarët e organizatave dhe shoqatave që veprojnë në diasporë dhe persona, të cilët kanë një histori suksesi në vendet ku jetojnë .Pjesëmarrësit u ftuan të navigojnë në faqen e internetit http://samitidiaspores.al, për të aplikuar për pjesëmarrje në këtë samit, për t’u njohur me detajet e këtij takimit dyditor, axhendën e takimeve dhe vizitave që janë parashikuar.

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30