Rekomandimi i BE/ MEPJ prezanton platformën e re me rregullat specifike për udhëtimet jashtë vendit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme prezanton platformën e re e cila do të shërbejë për të informuar të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të lëvizin jashtë vendit, lidhur me rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar të BE, për hyrjen në territorin e tyre. 
Përpara çdo udhëtimi, qytetarët shqiptarë duhet të sigurohen që të kenë informacionin e duhur për destinacionin e tyre. 
Informacioni i paraqitur në linkun e mësipërm lidhur me udhëtimet drejt vendeve të BE, do të përditësohet çdo ditë në bazë të vendimeve/ndryshimeve që këto vende mund të ndërmarrin. 
Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet shqiptare në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30