Më datë 18 prill 2022, komuniteti i shqiptarëve në Adelaide të Australisë të organizuar në Shoqatën “Nënë Tereza” nën patronazhin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Canberra/Australi dhe të autoriteteve të kishës së “Mater Christi” në Adelaide celebruan vendosjen e bustit të Shenjtores Nënë Tereza, të punuar nga skulptori shqiptar Pjerin Kolnikaj me porosi dhe eskluzivisht për komunitetin e shqiptareve në Adelaide.
Në ceremoninë e inagurimit të bustit morrën pjesë: Shefi i Misionit diplomatik të Shqipërisë në Canberra-Adrian Mara; zevëndës Akqipeshkvi i Adelaides – Padër Dino Marin; drejtuesi i kishës Mater Christi-Padër Tomas Ruiz; kryetarët e komunitetit shqiptar dhe të shoqatës “Nënë Tereza”- zz. Çesk Jakaj dhe Tonin Pecaj; përfaqësues nga Departamenti multikulturor i Këshillit të qytetit të Adelaides; të cilët mbajtën fjalime përshëndetëse mbi figurën dhe veprën e shqiptares së ndritur dhe të të gjithë botës, Nobelistes dhe Shënjtores Nënë Tereza-Gonxhe Bojaxhi.
Ceremonia e inagurimit u pasua nga një aktivitet kulturor i përgatitur nga shoqata “Nënë Tereza” e Adelaides; në programin e të cilit u performuan recitime, këngë, valle të muzikës popullore shqiptare, nga fëmijë dhe të rritur.
Vendosja e bustit të Shenjtores Nënë Tereza në Adelaide përveçse frymëzon shqiptarët e Australisë së Jugut, sidomos fëmijët dhe rininë e komunitetit shqiptar për të ruajtur rrënjët e identitetit të tyre; njëherësh shërben edhe në rritjen e shkallës së njohjes së emrit të Shqipërisë dhe në lartësimin e vlerave të shqiptarizmës ndër australianët.
Newsroom
Komuniteti i shqiptarëve në Australinë e Jugut së bashku me Ambasadën e Shqipërisë në Australi vendosin bustin e Shënjtores Nënë Tereza në Adelaide.