Më 16 dhe 17 tetor 2024 Ambasadori Fate Velaj zhvilloi një vizitë pune në Klagenfurt, kryeqytetin e Landit të Karintisë (Kärnten) dhe pati takime me Guvernatorin e Landit z. Peter Kaiser, Nënkryetarin e Bashkisë së Klagenfurtit Dr. Alexander Kastner, Rektorin e Universitetit Alpen-Adria të Klagenfurtit Prof. Dr. Oliver Vitouch, Kryetaren në detyrë të Qytetit të Villachut znj.Sarah Katholnig dhe Komandantin e zjarrfikësve të Klagenfurtit Herbert Schifferl.
Me Guvernatorin Kaiser u diskutua mbi mundësitë e shkëmbimeve në fusha të ndryshme midis dy vendeve në fushën e biznesit, artit dhe kulturës, turizmit dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore, si dhe vendosjen e partneritetit mes Karintisë dhe Gjirokastrës.
Në takimin me nënkryetarin e Bashkisë se Klagenfurtit (që është Kryeqyteti i Karintise) Kastner, ambasadori Velaj diskutoi për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, rritjen e bashkëpunimit të mundshëm turistik me qytetet shqiptare, shtimin e bashkëpunimit kulturor, shkëmbimin e përvojave dhe vendosjen e partneritetit në fushat e mbrojtjes së mjedisit dhe fatkeqësive natyrore. Në takimin me Rektorin e Universitetit Vitouch u diskutua mbi krijimin e partneritetit me universitetin e Durrësit. Ambasadori Velaj zhvilloi një takim me komandën e zjarrfikësve të Klagenfurtit ku i informoi për punën e zjarrfikësve në qytetet shqiptare, vështirësitë për të përballuar zjarret e shumta gjatë muajve të verës si dhe mundësinë për partneritet me ta.
Ambasadori Velaj zhvilloi një takim me znj.Sarah Katholnig- kryetaren në detyrë të bashkisë Villach (65.000 banorë), me të cilën u diskutua mbi mundësitë për një partneritet midis kësaj bashkie model me bashkinë e Sarandës, në fushën e energjisë së rinovueshme, mjedisit dhe turizmit.