Më 4 shtator 2025, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Panairit të Bujqësisë që zhvillohet në Ried të Austrisë. Në këtë panair merrrnin pjesë me produktet e tyre me qindra firma austriake dhe të huaja për prodhimin e makinerive bujqësore, produkteve bujqësore, ofrimin e shërbimeve në fushën e bujqësise, blegtorisë, kullimit dhe vaditjes, ruajtjes së mjedisit dhe formimit e kualifikimit bujqësor.
Ambasadori Velaj u takua gjatë panairit me kancelarin Christian Stocker, të cilin e falenderoi për mbështetjen që Austria i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, si dhe i paraqiti propozimin për zhvillimin e një vizitë zyrtare të Kryeministrit Edi Rama në Austri dhe që vitin e ardhshëm, Shqipëria të jetë vendi i ftuar i nderit në panair.
Ambasadori Velaj u takua edhe me Presidentin e Panairit Martin Winterberger me të cilin diskutoi për pjesëmarjen e Shqipërisë si e ftuar nderi, propozim që z.Winterberger do ta diskutojë me strukturat përkatëse për të parë këtë propozim dhe mundësitë e realizimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë me produktet e saj bujqësore.
Ambasadori Velaj u takua edhe me përgjegjësin për arsimin bujqësor të Austrisë së Sipërme z.Johann Plakolm, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e ofrimit të përvojës së Landit të Austrisë së Sipërme në formimin e nxënësve dhe specialistëve në fushën e bujqësisë, blegtorisë, menaxhimit të ekonomive bujqësore, pemtarisë, pyjtarisë etj.


