Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me ambasadën e Spanjës dhe Institutin “Cervantes” në Vjenë organizuan më 4 nëntor 2025 në sallën festive të Institutit një veprimtari kushtuar 90 vjetorit të brigadave ndërkombëtare dhe vullnetarëve shqiptarë e austriakë, që shkuan në Luftën e Spanjës dhe shkrimtarit Petro Marko e romanit të tij “Hasta la vista”. Në këtë veprimtari merrnin pjesë ambasadorë, diplomatë, përfaqesues nga institucionet austriake, dhe shume qytetarë shqiptarë, spanjollë e austriake.
Veprimtaria u përshëndet nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, ideatori i kësaj veprimtarie, Ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës, znj. Aurora Mejía dhe znj.Mila Crespo, drejtore e Institutit “Cervantes”, që bëri edhe moderimin e veprimtarisë.
Të ftuar për të referuar në këtë veprimtari ishin z. Namik Dokle, ish-politikan, ish-kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri–Spanjë dhe autor i përkthyer në spanjisht, si dhe znj. Irene Filip, përgjegjëse për fondet e Spanjës në Arkivin Qendror të Rezistencës Austriake në Vjenë.
Z.Dokle parashtroi për të pranishmit rolin dhe kontributin e Shqipërisë dhe vullnetarëve shqiptarë në mbrojtje të Republikës Spanjolle në vitet 1936-1938 dhe u ndal në mënyrë të vecantë te shkrimtari Petro Marko dhe romani i tij “Hasta la vista”, që i kushtohet Luftës së Spanjës.
Znj. znj. Irene Filip, informoi mbi rolin që vullnetarët spanjollë kanë dhënën në Luftën e Spanjës, duke u ndalur në mënyrë të vecantë në rolin e grave austriake. Të dy të ftuarit iu përgjigjen pyetjeve të të pranishmëve.
Veprimtaria u shoqërua me pjesë muzikore spanjolle e shqiptare luajtur në piano nga pianisti shqiptar Kosti Deti.
Në mbyllje ambasada shqiptare ofroi një koktej për të ftuarit. 




