Rregullat e hyrjes në Austri duke filluar nga data 20 dhjetor 2021
Vaksinat e mëposhtme njihen për hyrje në Austri:
BioNtech/Pfizer, AstraZeneca, Covishield, Johnson & Johnson, Moderna, Sinovac dhe Sinopharm.
Të vaksinuar plotësisht konsiderohen ata që kanë marrë të dyja dozat e AstraZeneca, Covishield, BioNtech/Pfizer, Moderna, Sinopharm ose Sinovac. Për ata që janë vaksinuar me një dozë Johnson & Johnson të paktën 22 ditë para mbërritjes, është e vlefshme vetëm deri më 3 janar 2022. Pas kësaj kërkohet një vaksinim përforcues.
DOKUMENTAT E KËRKUARA:
-Dëshmi e vaksinimit ose infeksionit të kaluar dhe testi PCR.
Kushdo që hyn në Austri duhet të tregojë një nga këto dy dokumente:
-KUJDES!! Çertifikata e vaksinës. Nga 20 dhjetori kushdo që hyn në Austri duhet të tregojë çertifikatën e vaksinimit plus një test PCR të 72 orëve të fundit, ose
-Çertifikatën me dëshminë e shërimit nga Covid-19 (e vlefshme 180 ditë) plus një test PCR të 72 orëve të fundit.
– Përjashtohen nga detyrimi për të paraqitur test PCR negativ, vetëm ata që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës ose përforcuesen.
– KUJDES! Udhëtarët që hyjnë me një provë “2-G”, por pa test PCR, duhet të regjistrohen paraprakisht (të plotësojnë Formularin Pre Travel Clearance) dhe në momentin e mbërritjes në Austri, duhet të izolohen (karantinohen) derisa të paraqesin një test negativ PCR.
-Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk kanë nevojë për një provë “2-G” ose test PCR nëse shoqërohen nga të rritur plotësisht të vaksinuar ose të shëruar.
– Fëmijët deri në moshën 17 vjeç mund të hyjnë në Austri pa nevojë për karantinë nëse shoqërohen nga të rritur plotësisht të vaksinuar ose të shëruar, por nga mosha 12 deri në 17 vjeç ata gjithashtu duhet të tregojnë prova të një testi PCR negativ/çertifikatë që janë të shëruar nga Covid
VLEFSHMËRIA E ÇERTIFIKATAVE TË VAKSINAVE DHE TË SHËRIMIT NGA COVID-19
– Çertifikata e vaksinës është e vlefshme për 270 ditë pas dozës së dytë për vaksinat me 2 doza.
-Çertifikata e vaksinës pas dozës së tretë ose përforcuese është e vlefshme për 270 ditë nga vaksinimi i tretë.
– Çertifikata e vaksinimit për ata që kanë kaluar Covid-19 dhe janë vaksinuar është e vlefshme për 270 ditë pas marrjes së një doze.
-KUJDES! Çertifikatat për vaksinat Covishield, Sinopharm dhe Sinovac pranohen vetëm për të hyrë në Austri, por nuk pranohen për të hyrë në asnjë lloj ambienti, si hotele, restorante, bare, klube nate, qëndra të kohës së lirë, palestra, institucione kulturore, në teleferikë/lift ski etj.
-Çertifikata, e cila dëshmon shërimin nga Covid-19 është e vlefshme vetëm për 180 ditë.
-Testi i antitrupave nuk është më i vlefshëm për të hyrë në Austri.
Nuk nevojitet plotësimi i formularit para udhëtimit (Pre Travel Clearance) kur hyni në Austri dhe mund të tregoni prova të vaksinimit të plotë me 3 doza, ose 2 doza plus PCR.
Më shumë informacion për rregullat e hyrjes dhe mbi plotësimin e formularit para udhëtimit do të gjeni në linkun si më poshtë:
https://www.austria.info/…/coronaviru…/entry-regulations