Ambasadori Velaj zhvilloi me 23 tetor 2024 një takim me mësuesit që japin mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në qytetin e Vjenës dhe u dorëzoi atyre librat “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” Niveli 1 dhe 2, dërguar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kryetari i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” z.Osman Ademi informoi mbi punën që po bëjnë mësuesit e gjuhës shqipe me fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe për problematikat që hasin në punën e tyre. Ambasadori Velaj vlerësoi punën fisnike të mësuesve dhe u shpreh se ambasada do të ofrojë brenda mundësive të saj mbështetjen e saj në punën dhe veprimtarinë e mësuesve të gjuhës shqipe.