Në kuadër të festave të Nëntorit u organizua në Ambasadë më 6 nëntor 2024“Dita e dyerve të hapura”, ku një përfaqësi e banorëve të Lagjes 4, ku ambasada ka selinë, zhvilloi një vizitë. Përfaqësia kryesohej nga Kryetarja e Bashkisë Lea Halbwidl, e cila u prit nga ambasadori Velaj, i cili zhvilloi dhe një bisede me banorët e lagjes, të cilët i informoi për zhvillimet ne Shqipëri, historinë e saj, përpjekjet për tu bashkuar me familjen e madhe evropiane, si dhe me mundësitë për të pushuar e investuar në Shqipëri.
Vizitoret u njohën dhe me veprimtarinë e përditshme, që zhvillon ambasada dhe mundësinë e marrjes së informacioneve për ekonominë, investimet, realizimin e pushimeve dhe turizmin.
Newsroom
VEPRIMTARIA “DYERT E HAPURA TË AMBASADËS”