Më 17 shtator 2024 Ambasadori Fate Velaj zhvilloi një vizitë pune në kryeqytetin e Landit të Austrisë së Sipërme, Linz dhe pata takime me Guvernatorin e Landit të Austrisë së Sipërme z. Thomas Stelzer, Nënkryetaren e Bashkisë së Linzit dhe zv. Rektorin e Universitetit Johann Kepler Prof. Alexander Freischläger.
Në takimin me Guvernatorin Stelzer dhe Nënkryetaren e Bashkisë Blëchl u diskutua mbi mundësitë që ofron Shqipëria për investime të ndryshme, organizimin e një vizite në Shqipëri me sipërmarrës nga fusha të ndryshme të rajonit të tij dhe një konference ekonomike, ofrimin e ekspertizës në përballimin e katastrofave natyrore e zjarreve, organizimin e “Ditës së Shqipërisë”, si dhe partnerizimi i këtij Landi me Qarkun e Vlorës. Ne takimin me zëvendësrektorin Alexander Freischläger u shpreh dëshira që Universiteti i Linzit “Johan Kepler”, si më i madhi i rajonit të Austrisë së Sipërme, të vendosë lidhje partneriteti me Universitetin e Vlorës në kuadër edhe të partneritetit që do të vendoset edhe në bazë qyteti e rajoni.