Ambasadori Velaj zhvilloi me 18 tetor 2024 një vizitë në Qytetin e Scheibbsit dhe në komunën e St. Antonit, ku u takua me Kryetarin e Bashkisë së Sheibbsit Franz Aigner, Prefektin e rajonit Johann Seper dhe kryetarin e Bashkisë së St.Antonit Manfred Zellhofer dhe në mbrëmje mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Nga Sheibsi në botë” në galerinë Hofmarcher.
Me Kryetarin e Bashkisë së Sheibsit Aigner u diskutua mbi mundësitë e shkëmbimeve në fusha të ndryshme si në fushën e biznesit, turizmit, punësimit dhe arsimit profesional dhe binjakëzimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Përmetit.
Në takimin me Prefektin e rajonit Seper ambasadori u informua mbi organizimin e prefekturës, që mbulonte 17 komuna e bashki, punën që bëhet për përballimin e katastrofave natyrore dhe bashkërendimin e punës me qeverinë lokale dhe qendrore në menaxhimin e territorit, përvojë që mund të ofrohet edhe për prefekturat shqiptare.