Takim në Parlamentin e Brukselit
17 Dhjetor 2025
Në Parlamentin e Brukselit u zhvillua një takim me deputeten me origjinë shqiptare, znj. Kristela Bytyçi, me ftesë të Presidentit të Parlamentit, z. Bertin Mampaka, ku u prit zyrtarisht Ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë.
Gjatë takimit u theksua roli qendror i Brukselit si kryeqytet evropian, që mirëpret institucionet e Bashkimit Evropian, NATO-n dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Palët diskutuan mbi çështje të rëndësishme si diplomacia, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, tregtia e jashtme, si dhe lidhjet e veçanta që Belgjika, dhe në veçanti Brukseli, mban me Shqipërinë dhe me komunitetin shqiptar që jeton aty.
Ky takim reflekton rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, si dhe rolin e diasporës shqiptare si urë lidhëse mes dy vendeve. 🇦🇱🇧🇪🇪🇺


