Hagë, ministri Hasani: Llogaridhënia për Ukrainën të shkojë paralelisht me arritjen e paqes

Hagë, 2 prill 2024 – Në konferencën “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”,  që u organizua në Hagë, Holandë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani  theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi e të paguajë për vuajtjet e civilëve të pafajshëm dhe dëmet ekonomike në Ukrainë.
“Shmangia e Rusisë nga llogaridhënia është mesazh inkurajimi për diktatorët dhe regjimet, se rregullat dhe ligjet nderkombetare mund shkelen, pa pasur asnjë pasojë”, theksoi Ministri Hasani.
Sipas tij, krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm në krijimin e një Mekanizmi Ndërkombëtar Kompensimi.
“Shqipëria mbështet përpjekjet e Këshillit të Evropës për të udhëhequr procesin e konfiskimit dhe përdorimin e aseteve ruse, për rindërtimin e Ukrainës”.
Ministeriali, u bashkëdrejtua nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Holandës, Hanke Bruins Slot dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me pjesëmarrjen e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kharim Khan, me të cilin ministri Hasani zhvilloi një takim.
Konferenca “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”,  ishte takimi i parë ministerial i Grupit të Dialogut për Llogaridhënie për Ukrainën, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ajo jep mundësinë e paraqitjes së përpjekjeve, përfshirë alokimin e fondeve për mbështetje dypalëshe, si dhe të mendimeve të vendeve dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me atë se si ata do të sigurojnë llogaridhënien për Ukrainën.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023